E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamza barazon 0-0 me Pogradecin, por rikthen dhunën në futboll

Kategoria I
Në fund të takimit, Patushi dhunon trajnerin e miqve, Ylli çekiçi

Kategoria e parë rikthen dhunën. Në ndeshjen Kamza-Pogradeci, mesfushori vendas Sajmir Patushi ka goditur trajnerin e miqve, Ylli çekiçi, në fund të lojës, të tensionuar nga moszhbllokimi i rezultatit të bardhë 0-0. Patushi debatoi ashpër edhe më parë, gjatë lojës, me trajnerin pogradecar, ndërkohë që në fund të lojës ai ka shfryrë me grushte, duke e goditur “timonierin” e stolit liqenor. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që situata të mos degjeneronte më tej, duke marrë nën kontroll situatën. Kamzallinjtë ishin përgatitur për ta fituar patjetër këtë ndeshje, jo vetëm sepse u duheshin 3 pikët, për t’u ngjitur më lart në klasifikim, në përpjekjet për të kapur vendin e dytë, që të çon në Superiore, por kanë pasur brenda vetes edhe njëlloj hakmarrjeje, të trashëguar nga sfida e fazës së parë, e luajtur në Pogradec, për shkak të incidenteve të ndeshjes së fazës së parë me tyre. Gjithsesi, sa për kronikë, ndeshja mes tyre ka përfunduar 0-0.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›