Shehu:Kërkesa e opozitës për kutitë në shkelje të ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu i ka bërë apel opozitës të kthehet në Kuvend duke theksuar se PD-ja nuk trembet nga hapja e kutive. Shehu në seancën e sotme plenare ka theksuar gjithashtu se kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është në shkelje të ligjit. Sipas tij hapja e kutive godet vendimet e institucioneve të vendit si , KQZ, Gjykata e Apelit dhe sjell destabilitet. Shehu gjithashtu shtoi se procesi zgjedhor është i tejkaluar dhe se të kthesh kokën prapa është të rrezikohet e ardhmja. Shehu gjithashtu theksoi se kolegët e opozitës duhet të kthehen dhe të shohin të ardhmen.