Sheiket arabe ftojne Murinjon te Mancester Siti
Sheiket arabe deshirojne Murinjon ne krye te Mancester Sitit, ne nje kohe qe trajneri aktual Hjuxh eshte vene ne presion te drejtuesve dhe tifozeve. Trajneri aktual i Interit, Hose Murinjo do te jete nje prej objektivave manaxheriale, per drejtimin e Mancester Sitit, per te marre drejtimin e ketij ekipi, sepse Mark Hjuxh ka deshtuar ne perpjekjet e arabeve per te ndertuar nje ekip te madh, pavaresisht shpenzimeve te medha. Pak dite me pare ishte portugezi Hoze Murinjo, i cili deklaroi se deshiron te rikthehet serish ne Premier Lige. Para se te merrte Interin, Murinjo drejtoi tre sezone ekipin e Celsit.