E Diel, 1 Nëntor 2026

Pervetesoi 350 eurot e vjedhura, pranga oficerit gjyqesor

Vlore- Oficeri i Policise Gjyqesore te Vlores, bie ne prangat e kolegeve per pervetesimin e 350 eurove, nepermjet falsifikimit te dosjes. Burime zyrtare thane mbreme se arrestuan 32-vjecarin Ardian Merkaj, te vendosur nen akuzen e "falsifikimit te akteve". Mesohet se oficeri ndiqte nje ceshtje per "vjedhje te pasurise", e ndodhur ne qytet pak muaj me pare. Pas arrestimit te autorit te dyshuar te krimit, u gjet edhe shuma e parave te vjedhura, 350 euro, te cilat i duheshin kthyer te demtuarit, i cili kishte bere edhe kallezimin penal. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se Merkaj, ne cilesine e oficerit per kete ceshtje, nuk ia ka kthyer shumen e lekeve te demtuarit, por i ka pervetesuar. Per te realizuar kete, dyshohet se ai ka falsifikuar edhe aktet e dosjes. Pas ankeses se dyte nga i zoti i parave, hetuesit kane verifikuar dokumentacionet, ku zbuluan edhe mangesite ne dosje. Prokuroria e Vlores ka prere menjehere nje flete-arresti per Merkajn, i cili rrezikon denimin vetem per 350 euro, nen akuzat e "vjedhjes", "falsifikimit" dhe "shperdorimit te detyres". Oficeri eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Vlores dje ne mbremje, ne pritje te mases se sigurise nga gjykata.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›