Të “mirat” e humbjes
Shumë analistë ose politikanë kanë komentuar arsyet e humbjes dhe fitoreve dhe vazhdojnë akoma ta bëjnë këtë gjë. Por tashmë kemi një realitet të ri që flet shumë. Tashmë kemi një hartë të re politike që duhet thënë se është e mjaft e ndryshme. Sigurisht një hartë që lë shumë vend për të komentuar. Dhe në fakt asnjë nuk u mundua ta bëjë një tablo positive të kësaj. Pa dashur të futemi në një analizë të thelluar fitoren apo humbjen e socialistëve dhe demokratëve në bastionet e tyre doja të theksoja se për herë të parë populli ka shprehur vullnetin e tij me një pjekuri që ne kishim humbur shpresat se do te arrihej ndonjeherë në Shqipëri. Shqipëria mësoi të ndëshkojë politikanët e saj në rast keqqeverisje por edhe të heqë dorë nga militantizmat e kotë që shpeshherë na shtynin të mendonim se nuk ia vlen të behen zgjedhje në shqiperi sepse tashme dihen te gjithë per kë votojne. Na kishte ngelur vetem të bënim një ligj që të kishim çdo katër vjet ratacion pushteti. Por te jemi realistë kush do të donte ta dorëzonte pushtetin kaq lehtë.
Duke lënë menjanë të metat dhe të mirat e çdo partie apo gabimet dhe reformat e kësaj qeverisje do doja që këtë rezultat të zgjedhjeve vendore ta shihnim në një aspekt tjetër. Gjithmonë kam qënë e mendimit se pushtetet e ndryshme duhet të jenë në duar të forcave të ndryshme politike duke radhitur një sërë arësyesh. Njëra nga arësyet kryesore është e mira që vjen nga debati i ideve. Sigurisht që këtu bëhet fjalë për një debat konstruktiv që në Shqipëri është pak e vashtirë të ndodhi.
Duke marrë shembull forcën qeverisëse dhe forcën që ka në drejtim bashkinë e Tiranës planet urbanistike apo projektet për rregullimin e territorit do të zhvilloheshin me një frymë debati dhe për rrjedhojë në fund do të performohej deri në fazën më të mirë të tij. Dhe një arësye tjetër por ndoshta dhe më e rëndësishmja do të ishte dhe kontrolli ose mbikqyrja e punës së dy palëve. Nga ana e qeverisë do të mbikqyrej dhe do të ndiqej buxheti i dhënë nga vetë ajo dhe i zbatuar nga bashkia deri në qindarkën e fundit. Dhe nga ana e bashkisë do të mund të mbikqyrej dëshira apo dhe përpjekja e qeverisë për të ndërtuar Tiranën (duke u matur me nevojat e qytetit dhe buxhetin e ofruar për të ). Në fund të fundit a nuk është ky qëllimi i përbashkët i të gjitha forcave politike, Ndërtimi i Shqipërisë, përmisimi i jetesës dhe ulja e varfërisë, kapërcimi i tranzicionit 20 vjeçar apo dhe integrimi euroatlantik. Besoj se të gjithë e kanë kuptuar se tashmë ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi dhe të piqemi politikisht si ne populli (në zgjedhjet e 18 shkurtit arriti diçka) ashtu edhe qeveritarët tanë. Të vjen turp kur dëgjon që jemi vendi i fundit në Europë por edhe në Ballkan që akoma komisionerët por edhe deputetë e politikanë shajnë njëri tjetrin, rrihen pore dhe vrasin njëri tjetrin gjatë proçesit të zgjedhjeve. Këtyre incidenteve për të mirën e Shqipërisë dhe të shqipëtareve duhet tju jepet fund. Le të mendojmë se ky lloj rezultati ishte një nevojë dhe ndoshta ka ardhur koha që politikanët e spektreve të ndryshme të mësojnë të punojnë bashkë. Dhe sigurisht ti tegojnë botës por edhe popullit shqiptar se gjëja primare për ta është integrimi i vendit dhe rritja e mirëqënies duke mënjanuar çdo interes personal apo partiak.
Një tjetër nevojë e politikanë shqiptarë eshtë dhe domosdoshmëria e mësimit të marrjes së përgjegjësive dhë pranimit të rezultateve. Nuk do të ishte aspak keq nëse kreu i demokratëve apo qoftë dhë përgjegjësit e tjerë të kërkonin një provë besimi brenda strukturave të PD-së pse jo dhe në parlament. Dhe populli apo militantët siç janë quajtur mbështetësit e partive e kërkojnë marrjen e këtyre përgjegjsive ose të paktën vetëm një shpjegim.
Pas gjithë këtij proçesi zgjedhor dhe analizave pas zgjedhore, e vetmja gjë që na ka ngelur është të provojmë nëse Partitë politike do të dinë të bashkëpunojnë dhe nëse Berisha do të mbajë fjalën e dhënë “do përmbushim premtimet pavarësisht rezultatit”. Tirana është vendi i parë ku mund të provohet kjo gjë. Ndërkohë që në anën tjetër ngelet për të provuar Ramën në ndërtimin e Tiranës sigurisht duke sakrifikuar pak më shumë gjumin për të mos lënë pas dore partinë. Urojmë që këto rezultate dhe kjo hartë politike të vlejë si një mësim për politikanët tanë. Dëshira e të gjithëve është që të vazhdohet aty ku është lënë dhe të mos harxohet kohë duke kthyer mbrapsht projekte por duke i përmisuar ato dhe sigurisht koha për të provuar qeverinë është e shkurtër. Të paktën për herë të parë në historinë e shkurtër pluraliste të vendit tonë të ketë një shembull bashkëpunimi. Besoj se e meritojnë kaq shqiptarët….