"Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare", libri i Ferit Dukës

Studiuesi Ferit Duka ka nxjerr ne treg librin me titull "Shekujt osmane ne hapesiren shqiptare", qe perfshin studime dhe dokumente. Autori, si studiues i historise osmane, ka trajtuar ne kete liber nje larmi temash po dhe probleme qe kane te bejne me historishkrimin e kesaj periudhe. Studimet qe zene vend ne liber jane frut i nje pune kerkimore disa vjecare qe studiuesi Duka ka kryer ne arkiva dhe biblioteka, brenda dhe jashte Shqiperise, sic eshte arkiva e Stambollit.
"Ne kete periudhe e cila duket sikur dhe ne fakt eshte keshtu, e mbushur
me mistere dhe enigma dhe detyra jone eshte qe se bashku, dhe me
koleget e tjere ketu, ti zbardhim dhe tia paraqesim ne driten e diellit
publikut, rretheve studimore. Eshte nje nevoje e madhe", thote autori i
librit, Ferit Duka. Keto studime vleresohen si tejet te rendesishme per jeten urbane, per
problemet etnike te shqitpareve ne Ballkan, por roli qe feja ne
pergjithesi dhe ajo muslimane ne vecanti, kane luajtur ne jeten e
shqiptareve.
Taulanta Boja