PD: Ja lidhjet e socialistëve me krimin
Partia Demokratike paraqiti fakte fotografike qe sipas saj tregojne lidhjet e Partise Socialiste me krimin. Zedhenesja Erla Mehilli tha se selia blu disponon fakte kontrete qe implikojne djalin e sekretares per marrëdheniet nderkombetare ne PS, Arta Dade me anetarin e bandes “Hakmarrja per Drejtesi”, Orik Shyti.
"Partia Demokratike dëshiron të njohi opinionin publik me një fakt shumë
të rëndë. Pak kush na ka besuar deri dje po kjo është një provë që
fakton të gjitha akuzat e mëparshme se Ardta Dade dhe familja e saj janë
të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të
Shqipërisë dhe Ballkanit. Në këtë foto, shohim qartë dy koli, pra dy
pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik
Shytit, njërit prej eksopnentëve të organizatës më të rrezikshme
kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Dhe janë pikërisht lidhjet e
krimit ato që e shndërrojnë Daden në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen
e jashtme të Edvin Kristaq Ramës. Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare
dhe “Hakmarrja për Drejtësi”. Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon
përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është gjë tjetër,
dhe kjo foto e fakton, vecse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që
zbaton urdhërat e kumbarit Edvin Kristaq Rama", deklaroi Erla Mehilli,
zedhenese e PD-se.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 )