Shemben kioskat e notereve dhe avokateve
Policia ndertimore e Bashkise se Elbasanit ka rrafshuar dje kioskat e avokateve dhe notereve te ketij rrethi. Objektet pa leje ishin pershtatur si zyra perreth gjykates dhe prokurorise. Drejtori i inspektoratit te policise ndertimore ne bashki, Aurel Kaja, u shpreh se avokatet dhe noteret ishin te pajisur me leje provizore. “Meqe keshilli bashkiak nuk ka rinovuar lejen, ato konsiderohen si ndertime pa leje. Gjate ushtrimit te detyres, kemi pasur edhe disa veshtiresi, por para ligjit jane te gjithe njesoj si gjykates, prokurore, avokate, notere dhe qytetare. Ne jemi te vendosur te zbatojme vetem ligjin. Gjithe kioskat e pershtatura si zyra do te prishen”, tha Kaja diten e djeshme. Nderkohe qe kane reaguar edhe njerezit e ligjit. Ata e kane cilesuar te padrejte vendimin e policise ndertimore, duke argumentuar se aktivitetin ne keto ambiente e kane te bazuar ne lejen qe jane pajisur per vite me radhe. Disa nga avokatet dhe noteret kercenuan se do te hedhin ne gjyq policine ndertimore.
F. Salliu
F. Salliu