Velipoje/ Viktima e pare e plazhit, nje kosovar
Shenohet viktima e pare e plazhit ne Velipoje te Shkodres. Isen Sadrijaj, 76 vjec, lindur e banues ne Sharmet te Gjakoves, Kosove, eshte gjetur i mbytur ne det mengjesin e dites se djeshme. Sipas policise, thuhet se trupi i tij i pajete eshte pare ne det nga pushues te rastesishem. Ai kishte mberritur ne plazhin e Velipojes vetem nje nate me pare dhe hetimet e deritanishme kane rezultuar se shkaku i vdekjes te tij mund te kete qene edhe nje atak kardiak, i shkaktuar nga uji i ftohte dhe mosha e thyer. Trupi i tij eshte derguar ne morgun e Shkodres dhe pritet te terhiqet nga familjaret. Policia e konsideroi ngjarjen aksidentale.
R.Ll
R.Ll