Vidhnin nafte ne tubacione, ne pranga gjashte persona
Gjashte persona, mes te cileve dy punonjes te vajgursjellesit ne Kucove, kane rene ne pranga te policise, ndersa tentonin te vidhnin nafte ne rrjetin kryesor te transportit drejt uzines se perpunimit ne Ballsh. Ka qene nje aksion i Drejtorise se Policise Berat, qe pas nje sere hetimesh te Zyres se Krimit Ekonomik, ka arritur te zbuloje ne kohe vjedhjen qe tentonin te kryenin te dyshuarit, banore te zonave perreth, ku kalon tubacioni nga Kucova ne drejtim te Ballshit. Aksioni eshte zhvilluar ne vendin e quajtur Zhavorishte, midis fshatrave Poshnje e Polizhan. Te arrestuarit sipas zedheneses se policise, Valbona Qafa, jane Viktor Tashi, Luftar Dosti, Altin Ramaj, Perparim Protoduari, Ferdinant Sefa dhe Alban Semini. “Arrestimi i tyre u be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar te vjedhin ne tubacionin e solarit, naftes bruto, qe kalon ne afersi te fshatit Poshnje ne rrethin e Beratit”, tha Qafa. Realizimi i kesaj vjedhjeje eshte bere nepermjet dy kontrolleve te linjes se solarit, duke u ndihmuar nga personat e arrestuar, Protoduari dhe Sefa, te cilet kane qene ne sherbim ne kete linje, si punonjes te vajgursjellesit ne Kucove. Autoreve ne vendin e ngjarjes u jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine materiale nje sere pajisjesh qe do t’i perdornin per vjedhjen e naftes. Mesohet se ne vendin e ngjarjes u jane bllokuar nje automjet furgon, me targe TR 7517G, nje mjet tip fuoristrade, me targe FR 0282D, nje gjenerator me fuqi 6500 ke, tuba, celesa dhe sende te tjera qe do te sherbenin per vjedhjen e solarit, nje sasi prej 4200 lekesh dhe tete aparate celulare. Policia tha se te gjashte te ndaluarit do te akuzohen per vepren penale “te vjedhjes ne bashkepunim te mbetur ne tentative”.
E.Hazizolli
E.Hazizolli