E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vrasesi mburrej pas lirimit nga burgu“

Rrefen Nexhip Beqari: Mankollari me shkaterroi familjen, nuk jam penduar per krimin

Plaku 69-vjecar Nexhip Beqari, qe tentoi te vrase personin, qe dhjete vite me pare i mori jeten djalit te tij, pas arrestimit nga policia, nuk ka shfaqur asnje shenje pendimi per aktin e gjakmarrjes. Nje dite pas ngjarjes se bujshme, para konsullates greke ne Korce, i moshuari, nga fshati Symize, ka dhene deklarimet e tij para grupit hetimor, duke sqaruar edhe rrethanat se perse gjurmoi Urim Mankollarin, qe priste te merrte nje vize greke. Nje zyrtar i komisariatit te policise tha dje, per "KJ", se Nexhip Beqari ka deshmuar qe e kishte vendosur me pare te ekzekutonte 40-vjecarin nga Maliqi, i njohur ndryshe me emrin Aleko.

Rrefimi

"Pas daljes nga burgu, rreth nje vit me pare, vrasesi i djalit tim me dilte perpara ne rruge dhe me bente karshillek. Nuk e duroja dot turpin, pasi vrasesi me mburrej kur e kam ndeshur ne qytetin e Maliqit. Nuk u mjaftua qe i mori jeten birit tim te vetem, duke e qelluar me thike, por s'ka respektuar dhimbjen time dhe pasojat qe me la pas, duke me shkaterruar familjen", i ka pohuar policise i moshuari, nga fshati Symize. Nexhip Beqari ka shtuar se e kishte vendosur te merrte gjak per djalin e tij te vrare rreth 10 vite me pare per arsye te ndryshme. "Pas vrasjes se djalit, nusja me iku nga shtepia, e me pas me vdiq edhe gruaja", ka treguar i moshuari, i cili jetonte fillikat ne nje moshe te thyer. Burime te policise thane se 69-vjecari ne keto rrethana ka qene ne nje gjendje te renduar psikologjike dhe kete e ka shfaqur edhe diten qe tentoi te vrase Urim Mankollarin, ne nje lokal perballe konsullates greke ne Korce. "Nese drejtesia do ta kishte denuar si duhet vrasesin, do te isha me i qete dhe ndoshta nuk do te kryeja vetegjyqesine. Por, vrasesi i djalit tim, i denuar me 10 vjet heqje lirie, beri vetem 8 vite burg dhe doli i lire. Ne moshen qe kam dhe me fatkeqesite qe me shkaktoi, nuk mund te rrija i qete, kur vrasesi i djalit me dilte perpara ne rruge, si per te me thene se nuk me gjeti ndonje gje e madhe qe ta thera djalin", ka treguar per rrethanat qe e shtyne ne vrasjen e mbetur ne tentative plaku 69-vjecar.

Hetimet

Sipas policise, Nexhip Beqari kishte siguruar nje arme pistolete, nga ato te rrembyera ne depot e ushtrise gjate trazirave te vitit 1997 dhe kur degjoi se vrasesi i djalit te tij do te shkonte ne konsullaten greke per t’u pajisur me vize, e ka ndjekur nga pas per ta vrare. Sipas te dhenave te policise, 40-vjecari nga Maliqi, Urim Mankollari, ka qene i ulur ne nje tavoline ne lokalin perballe konsullates kur i moshuari i shkoi me qetesi nga afer dhe e qelloi me pistolete. Akuza qe rendon tashme mbi 69-vjecarin, eshte ajo e vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 te dites se marte, ne nje kohe qe para konsullates greke ka pasur shume persona ne pritje te pergjigjeve per vize. Burimet e policise thane se i moshuari e qelloi Mankollarin mbi gjoks, ne pjesen e grykes, duke i shpuar tejpertej fytin me nje plumb. Plaku ka tentuar te shkrepe per here te dyte pistoleten, por ajo i eshte bllokuar. Ndersa personi qe deshi te vrase eshte larguar i tmerruar me vrap per t’i shpetuar goditjeve te metejshme me pistolete, 69-vjecari e ka ndjekur per ta qelluar me thike deri ne afersi te sheshit para Prefektures, ku edhe u kap nga forcat e policise.

Vrasja 10 vjet me pare

Urim Mankollari, ne muajin shkurt te vitit 1998, ka vrare me thike djalin e Nexhip Beqarit, dhe u denua me 10 vjet burgim, nga te cilat ka kryer vetem 8 vjet, sepse pati ulje te 1/3 se denimit, duke pranuar vrasjen. Vrasja e I. Beqarit ka ndodhur pas nje konflikti banal mes dy te rinjve qe perfundoi deri ne perdorim te thikes. Mankollari mesohet se ishte liruar vitin e kaluar, nderkohe qe, sipas plakut, i bente karshillek here pas here, duke i thene se nuk e kishte gjetur gje, edhe pse i vrau te birin. Sipas te dhenave nga spitali i Korces, 40-vjecari Mankollari, i plagosur me arme zjarri pas nderhyrjes mjekesore eshte jashte rrezikut per jeten. Ndersa gjate arrestimit, i moshuari nuk ka bere asnje rezistence, duke thene se kishte kryer krimin per motive gjakmarrjeje, pasi gjykata kishte denuar shume pak vrasesin e djalit te tij, i cili kishte perfituar edhe ulje denimi. Edhe gjate procesit Beqari ka kontestuar vendimin e drejtesise, por gjykata deklaroi formen e prere.

Gezim Ashimi

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›