“Divorci nuk shpeton naftetaret”
Divorci ne gjykate nuk i shpeton naftetaret e Ndermarrjes se Perpunimit ne Ballsh. Edhe ne rast te shkurorezimit nga burrat e tyre, vendim i marre nga vete grate, ato do te perfitojne vetem asistencen, sipas ligjit perkates per punonjesit ne reforme. Grate, te cilat kane pasur emrin ne listen e daljes ne asistence prej punes mbi 15-vjecare ne KPTHN-ne Ballsh, pak dite me pare kercenuan me hedhje nga kulla 30 metra e larte e koksit, dy jave me pare, kur mesuan rregullat e reja te kompanive per reformen, dhe thane se do te kryejne divorc me bashkeshortet, qe te perfitojne vendin e punes. Nderkohe, sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e rrethit te Fierit, raportohet se deri dje vetem dy prej tyre kishin depozituar kerkese ne zyrat e gjykaten se qytetit, per t’u ndare nga bashkeshortet e tyre, qe i kane njohur gjate punes ne kete kombinat e me pas jane martuar, duke krijuar familje.
Lidhur me kete fakt, drejtori i KPTHN-se, Gramoz Nazeraj, pohon dhe shpjegon me shembuj se sa perfitojne personat qe dalin ne reforme. Nazeraj shprehet se kriteret e reformes i ka percaktuar nje grup pune ne kompanine “Armo”. “Nuk mund te mbajme ne pune burre e grua dhe te nxjerrim ne asistence nje kryefamiljar tjeter, i cili nuk ka asnje burim te ardhurash”, ka pohuar Nazeraj, per gazeten “KJ”, dje. Me poshte, ai ka shpjeguar se reforma eshte bere ne baze te kritereve te percaktuara nga nje grup pune prane kompanise, qe ata jane te punesuar, ku eshte perfshire edhe kriteri social, sipas te cilit ne qofte se jane ne pune burre e grua, njeri do te dale ne asistence. “Duhet theksuar se kjo kategori fiton shume nga kjo lloj asistence, pasi nga vendimi i Keshillit te Ministrave perfitojne nga nje page vjetore, plus vjetersine, kurse per ata qe kane mbi 20 vjet ne pune, perfitojne edhe vitin e dyte te asistences, me nje page vjetore. Vjetersia e tyre pjesetohet per vite pune dhe pagat merren kesh ne dore, nga te gjithe punonjesit”, thote Nazeraj. Te gjitha keto jane marre ne konsiderate, ndersa duke iu referuar pagave ne KPTHN, ato jane relativisht te larta, me nje mesatare te 40 mije leke te rinj.
“Nje shembull i thjeshte, nese marrim dike qe del ne asistence, qe ka pagen diku te 35 apo 40 mije leke dhe ka 20 vjet pune, i takon qe te marre kesh ne dore 8 milione leke te vjetra, qe merr nga vjetersia ne pune. Paga vjetore merret nepermjet zyres se punes cdo muaj. Pra, ne qofte se pagen mujore nje punonjes i kesaj kompanie e ka 40 mije leke, per nje vit, cdo muaj, ne zyren e punes do te marre 40 mije leke te rinj. Per sa i perket vitit te dyte te asistences, i interesuari do te paguhet me asistence te thjeshte”, shpjegon kreu i ndermarrjes. Dy dite me pare, 10 gra iu drejtuan Gjykates se Fierit per te depozituar kerkesat e tyre per divorc nga bashkeshortet, me qellim mbajtjen e vendit te punes ne ndermarrjet e naftes. Burime zyrtare thane se deri dje ishin regjistruar vetem dy kerkesa per divorc nga naftetaret. Dy jave me pare, ato kercenuan me vetevrasje kolektive, duke u ngjitur ne kullen e koksit.
Xhemil Beharaj