Shembet Kodra e Durrësit, zhduken 2 lokale dhe një banesë
12/03/2010 Godinat ishin braktisur prej javësh nga banorët, vetëm dëme materiale
DURRES- Dy lokale dhe një banesë tashmë nuk ekzistojnë më nën kodrën e Durrësit në afërsi të Currilave pas rrëshqitjes së një masivi shumë të madh dheu. Një ngjarje e tilla thuajse ka qenë e pritur pasi kodra ka dhënë shenja të dukshme të afrimit të një “katastrofe”, pasi prej dy muajsh në perëndim të qytetit ka pasur probleme me rrëshqitjet e dherave. Qindra e qindra m3 dhera janë lëshuar një natë më parë në drejtim të rrugës që përshkon vijën bregdetare nga Bërryli deri në Currila dhe ku gjenden një pjesë e bareve e lokaleve argëtues. Dherat kanë rënë mbi lokale dhe banesën e braktisur disa javë më parë, rreth mëngjesit të së enjtes pas shiut që ka rënë pa ndërprerje. Toka në këtë pjesë të kodrës është argjilore e rëndë dhe masivi i madh është shkëputur një pjesë pas tejngopjes. Me vete ka marrë edhe ato pak pemë të mbjella në faqen e kodrës, si dhe ka vënë para prita prej muri, avllie e gardhi. Pronarët e lokaleve dhe familja që ka jetuar në banesën poshtë kodrës kanë larguar më parë pajisjet dhe orenditë pasi e kanë pritur një ndodhi të tillë. Rrëshqitja ka provokuar katastrofë, por në shtabin e emergjencës thuhet se veç dëmeve materiale nuk ka ndodhur asgjë tjetër. Banorët e disa shtëpive pranë vendit të rrëshqitjes janë evakuar para se kodra të shembej drejt bregut të detit. Thuajse të gjitha lokalet në buzë të detit janë mbyllur apo kanë qëndruar formalisht të hapura, pasi është larguar prej ditësh klientela. Pushuesit e kanë të pamundur të shkojnë në Currila prej më se 2-3 javë, pasi rruga bllokohet nga dherat pak pasi lirohet nga fadromat e bashkisë. Nga universiteti “Aleksandër Moisiu” deri në Currila çdo përpjekje për të përshkuar këtë rrugë përbën rrezik për jetën e qytetarëve, pasi dherat vijojnë të rrisin masivin e shembjes në këmbët e kodrës. Në rrezik thuhet se janë edhe disa lokale e banesa në anë të universitetit. Tashmë nuk ka asnjë shpresë për faqen e kodrës, e cila gradualisht ka nisur të shembet e gjitha duke nxjerrë jashtë funksioni rrugën. Situata po ndiqet me vëmendje nga Shtabi Emergjencave Civile, prefektura, qarku dhe bashkia, por ndërhyrja në këtë pjesë të kodrës duket pa asnjë efekt dhe pa perspektivë. Banorët në Currila kanë humbur çdo shpresë për të qarkulluar në autobus apo me autovetura, ndërsa atyre nuk u është dëmtuar rrjeti i ujit të pijshëm apo sistemi elektrik. Prefektura e Durrësit ka kërkuar pezullimin e të gjitha ndërtimeve në këtë pjesë të kodrës.
PREFEKTI
Prefekti ka shtuar se situata është mjaft e vështirë duke deklaruar se Bashkia e Durrësit ka parashikuar një fond në projekt-buxhetin e vitit 2010 që do të bëjë studimin për mbrojtjen e Kodrës së Vilës ku kanë ndodhur rrëshqitjet. Alizoti ka thënë se do të bëhen të gjitha përpjekjet serioze për ta shpëtuar çfarë të mundin në këtë pjesë të kodrës, si dhe për të marrë masa për banesat që janë pranë zonës së riskut. Janë disa shtëpi e lokale që rrezikohen nga rrëshqitjet, ndërkohë që është kërkuar që të pezullohen tërësisht ndërtimet në Kodër Vilë.