Fëmijëve të lindur në Greqi do u jepet nënshtetësia
12/03/2010 Parlamenti helen miraton me shumicë votash ligjin për emigrantët
Emigrantët që kanë mbi pesë vjet do kenë të drejtë vote
Parlamenti grek miratoi dje në parim ligjin për emigrantët, i cili parashikon dhënien e shtetësisë për fëmijët e shtetasve të huaj lindur në Greqi. Sipas ligjit për marrjen e shtetësisë, këta fëmijë duhet të kenë kryer dhe gjashtë vjet shkollë në këtë vend.
Projektligji ka marrë 170 vota pro në Parlament, por ndërkohë parashikon se emigrantët me qëndrim të ligjshëm 5-vjeçar do të kenë edhe të drejtën e votës si shtetasit grekë. Kundër projektligjit të propozuar votuan 86 deputetë të opozitës së djathtë dhe forcave politike nacionaliste.
Ligji
Ligji është propozuar në shkurtin e këtij viti dhe parashikon procedurat që duhen plotësuar për marrjen e nënshtetësisë në shtetin helen. Sipas këtij ligji, kërkohet që të dy prindërit e fëmijës duhet të jenë banorë të ligjshëm në Greqi, ndërsa fëmija të mos ketë më pak se 6 vjet shkollë në sistemin arsimor grek. Gjatë debatit publik që u zhvillua në Greqi mbi këtë projektligj, shumë aktorë kanë kundërshtuar ashpër, duke pohuar se varianti fillestar krijonte lehtësira të mëdha për marrjen e shtetësisë nga emigrantët. Gazeta “Kathemirini”, në një artikull të saj shkruante se “fillimisht ishte thënë se vetëm një prind do të duhej të ishte banor i ligjshëm në Greqi. Gjithashtu, fëmijët do të duhet të provojnë se kanë shpenzuar së paku gjashtë vjet në shkollat greke dhe jo tre vjet, siç ishte thënë fillimisht nga qeveria. Një tjetër ndryshim i madh nga varianti fillestar është se aplikantët do të duhet të paraqesin letra rekomandimi nga të paktën tre qytetarë grekë. Këto rekomandime kërkohen në aplikimin për nënshtetës”. Ministria e Brendshme greke vlerëson se ligji do të lejojë më shumë se 250.000 njerëz për tu bashkuar me regjistrin zgjedhor pas fitimit të shtetësisë.
Replikat
Një pjesë e madhe e tyre janë emigrantë shqiptarë, të vendosur në qytete të ndryshme të Greqisë. Ministri i Brendshëm Janis Ragousis, në një prononcim të para disa kohëve, tha se ligji do të zbatohet për çdo emigrant që ka marrë statusin ligjor deri në janar 2005. Pavarësisht masave të rrepta të përfshira në projektligjin e ri, Demokracia e Re ka kritikuar projektligjin. "Çdo ndryshim në ligjet e emigracionit që qeveria ka propozuar deri tani është çmimi më i ulët se ajo që kërkohet në çdo vend të Evropës për marrjen e shtetësisë nga emigrantët", tha përpara një muaji zëdhënësi Panos Panajotopulos. Ndërkohë, Kisha e Sinodit të Shenjtë të Greqisë është shprehur se çështja e emigracionit do trajtuar me seriozitet dhe duhet parë me kujdes, duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe veçoritë e pjesëve të caktuara të vendit dhe efektet e mundshme që do të ketë ligji në popullatën e përgjithshme.
Shqiptarët
Pjesa më e madhe e shqiptarëve që kanë emigruar mendohet të jenë në vendin fqinjë, në Greqi. Shumë prej tyre kanë emigruar përgjatë viteve 90-të dhe janë treguar korrekt me ligjet e vendit helen. Por, megjithatë, në bazë të ligjeve të atjeshme, herë pas here atyre u duhet të kalojnë burokracitë për rinxjerrjen e dokumenteve.
Votimi
Ministria e Brendshme greke vlerëson se rreth 250 mijë persona do të përfitojnë nga ky ligj, i cili pritet të miratohet në Parlamentin grek, dhe që priten më pas tu bashkohen listës së zgjedhësve grekë. Pra, me pak fjalë, në bazë të ligjit, emigrantëve do u jepet e drejtë vote në shtetin fqinjë, dhe bashkë më të dhe lehtësim të procedurave të qëndrimit.
Rekomandimet
Fëmijët do të duhet të provojnë se kanë shpenzuar së paku gjashtë vjet në shkollat greke dhe jo tre vjet, siç ishte thënë fillimisht nga qeveria. Një tjetër ndryshim i madh nga varianti fillestar është se aplikantët do të duhet të paraqesin letra rekomandimi nga të paktën tre qytetarë grekë, në lidhje me qëndrimin që ata kanë mbajtur atje.