Shembet masivi i kromit humb jeten minatori

26 vjeçari Bashkim Mema, nga Kalimashi i Kukësit ka mbetur i vdekur nën masivin e mineralit të kromit pas shkarjes së tij. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Kumbull në disa galeri që shfrytëzohen ilegalisht nga banorët e zonës teksa po ngarkonte kamionin. Sipas policisë masivi i mineralit është shembur duke e zënë së bashku me kamionin dhe duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Policia dhe banorë të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas rreth 30 minutash kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 26 vjeçarit nga masivi i mineralit me krom. Policia e Kukësit ka nisur hetimet për këte ngjarje e cila i mori jetën një 26 vjeçari teksa po ngarkonte kamionin me krom në zonën e Qafë Kumbullës. Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.