SHBA, të shtëna me armë në një ndërmarrje, 5 të vdekur
Një person ka hapur zjarr në një firmë të vogël në Mineapolis duke vrarë katër persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë. Agresori që sipas shtypit lokal ishte 36 vjec, sapo ishte pushuar nga punë në këtë firmë, më pas ka vrarë veten. Bëhet fjalë për nëj sipërmarrje sinjalistike, i vetmi aktivitet industrial në një lagje të qetë e cila është ende në gjendje shoku për atë që ka ndodhur. Dëshmitarët okularë tregojnë se kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë vrapuar të fshihen në automjetet e tyre. Ngjarja vjen një muaj pas asaj së Nju Jorkut, para Empire State Building, që dhe në atë rast kishte të bënte më një person që sapo ishte pushuar nga puna, dhe qëlloi për vdekje dy persona. Ndërkohë në Korrik të shtënat në brendësi të një kinemaje në Kolorado shkaktuan 12 të vdekur, që i shtohen 6 vitkimave të tempullit Sikh në Uiskonsin. Një zinxhir tragjedish që ka hapur sërish debatin për kontrollin e rmëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....