E Diel, 1 Nëntor 2026

Le fshatin pa drita, t'i shpetoje varferise

PUKE- Plackit telin qe percillte energjine dhe le fshatin ne erresire per tre jave me radhe. Gezim Lusha 32 vjec, eshte arrestuar per here te dyte nga Policia e Pukes per akuzen e "vjedhjes", pas denimit qe vuajti nga viti 2002 deri ne vitin 2008, kur u fal nga Presidenti per sjellje te mire. Por duket se varferia dhe pamundesia ekonomike per te mbajtur 4 femije, e ka detyruar Gezim Lushen te vjedhe edhe 1.300 metra tel percjelles te rrymes elektrike ne fshatin Kabash, te cilin e ka shitur ne Shkoder per baker. "Nuk dija c'te beja, pasi femijet donin te hanin dhe une jam i papune. Nga varferia e madhe u detyrova te vidhja kabllon elektrik dhe te lija fshatin pa energji", eshte shprehur 32-vjecari gjate marrjes ne pyetje. Ai ka pranuar akuzen, duke treguar se me parate e fituara kishte blere ushqime. "Bleva miell per buke, pasi na del me mire e me lire keshtu, si dhe ushqime per te shtyre ca kohe", ka thene Gezimi para grupit hetimor. Burime te policise vendore konfirmuan se Lusha eshte nje ish i denuar per vjedhje po te kabullit elektrik ne fshatin Kabash ne vitin 2002, ka kater femije dhe statusin e te papunit. Ne 8 gusht 2002 ai u arrestua se bashku me te vellane, E. L., i mitur 15 vjecar, pasi vodhen nje sasi teli percjelles te energjise dhe u denua ne vitin 2003 nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›