E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugetim me doren e zgjatur.... per mbijetese

Shtepia e tyre eshte rruga. Momentet me te bukura dhe me te trishta i kane kaluar ne udhekryqet e ketij qyteti qe dita dites po i konsumon ndjenjat e tyre, shpirtin e tyre, jetet e tyre. Per ata nuk eshte e rendesishme nese je 40 ditesh apo 40 vjec; nuk futet fare ne llogari nese te dhemb koka, apo nuk je i afte as te ngrihesh nga shtrati; ata nuk duan t'ia dine nese vapa te mberthen qenien apo nese e acarta te futet ne palce. Sido qe te jete, ti duhet te lypesh. Ne komunitetin e tyre ligji i lypjes nuk eshte i shkruar. Madje, asnjeri nuk e obligon tjetrin te beje nje gje te tille. Cdo njeri nga ata, qe ne mitren e nenes "meson" se kur te dale ne kete bote do te beje nje gje te vetem, do te lype. Qe ne vogeli e kuptojne se kjo eshte rruga e vetme e mbijeteses. Me qindra njerez iu kalojne perbri, por shume pak nga ata vene veten ne pozicionin e tyre dhe pyesin: "Perse valle gjithe keto duar te shtrira qe vuajne nga mjerimi?"
Te tilla jane te gjitha ditet e jetes se Myzejenes, Anxhelas, Serxhios. Ditet kalojne, ndryshojne nga njera-tjetra, ndersa jeta e tyre eshte po ajo e nje dite me pare.
Personazh
Myzejeni eshte 28 vjece. Ajo ka filluar te lype qe kur ka qene e vogel. Madje ajo pohon se nuk e mban mend qe te mos kete lypur ndonjehere. "Nuk mbaj mend ndonjehere te mos kem lypur. Edhe kur kam qene e sapolindur mami me merrte me vete kur dilte per te lypur", tregon ajo, ndersa mjekra i dridhet dhe syte i njomen.
Dita e saj fillon ne oren gjashte te mengjesit, kur zgjohet nga gjumi dhe behet gati per te shkuar ne "punen" e saj te zakonshme. Vendin e saj stabel ajo e ka ne qender te kryeqytetit, perpara Xhamise Et'hem Beu. Fati i saj eshte i varur buze ketij udhekryqi. Ndersa perpara syve te saj cifte te dashuruar buzeqeshin te lumtur, Myzejenes i mungojne arsyet per te pikturuar nje buzeqeshje te tille ne fytyren e saj.
"Kur kam qene shtate vjece, treni me ka shtypur kemben. Jam beqare. Jetoj me mamin", vijon rrefimin e saj per gazeten "Koha Jone". Ajo nuk ka endrra, madje nuk ka pasur ndonjehere. Pohon se jeta eshte e tille, qe nuk mund te prese dhe as te marre me shume. Ajo ka vetem nje deshire: "Kur ta terheqe doren e shtrire, te kem ca monedha me shume".
Femijet
Ndryshe nga Myzejena, qe eshte e paafte fizikisht te levize neper rruget e Tiranes, Anxhela se bashku me vellane 11-vjecar dhe motren 40-diteshe, nuk le cep te kryeqytetit pa kerkuar lemoshe. Ajo eshte vetem nje vit me e madh se vellai, por ndien se ka pergjegjesi me te madhe per mbijetesen e tyre. Edhe ajo ka filluar te dale rrugeve qe kur ka qene e vogel. "Perhere mbaj mend veten duke lypur. Mami mbledh kanace, ndersa ne perpiqemi t'i cojme ne shtepi te pakten tre mije lek. Ka edhe raste qe ne fund te dites cojme vetem peseqind leke", tregon Anxhela me zerin qe i dridhet. Pastaj vazhdon me tej, "Babin e kemi ne burg. Nuk e di se kur do te dale. Nuk na ka thene njeri te lypim, e dime vete qe duhet ta bejme, perndryshe nuk kemi cfare te hame". Kur flet per shkollen syte i shkelqejne. Entuziazmi ne fjalet e saj merr jete kur rrefen qe ka mesuar te lexoje. Por papritur gjuha e saj kthehet ne nje shenje te pakuptueshme. "Eshte gabelce", thote vellai, Serxhio. Me nje te folur te nxituar, por te paster ai perkthen ate qe sapo peshperiti motra."Deshiron te largohet. Duhen lypur leke per qumeshtin e motres sepse po mbaron", tregon ai. Se bashku, por ne distance te ndjeshme nga njeri-tjetri vijojne rrugetimin e perditshem per nje monedhe me shume. Edhe pse ora e kthimit ne "shtepi" ka kaluar, duart e tyre vazhdojne te qendrojne te shtrira prapa njerezve qe ndoshta nuk e verejne ekzistencen e tyre. Drilona Nokshiqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›