E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje, atentat mafioz shqiptareve

Madrid- Rivaliteti mes grupeve shqiptare te trafiqeve, perfundon ne nje perleshje te armatosur me pasoja tragjike ne Madrid te Spanjes. Nje shqiptar u ekzekutua dhe nje tjeter mbeti i plagosur rende para hyrjes kryesore te hotelit me kater yje "Puerta". Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare ne lindje te kryeqytetit spanjoll, duke tronditur te gjithe zonen qe njihej per qetesine e saj. I vdekur ne atentat ka mbetur sipas Rojes Civile Spanjolle, Dimitros N., 35 vjec dhe i plagosur Domart K., rreth 30 vjec, te dy nga Shqiperia, por mendohet se identitetet jane te rreme. Sipas hetimeve te kryera, shkak i perleshjes se armatosur ka qene larja e hesapeve per pazare te ndryshme rreth trafiqeve te droges apo femrave. Shqiptari i plagosur njihej per precedentet e meparshem penale dhe aktualisht trajtohet ne spitalin e kryeqytetit spanjoll, megjithese ka kater plage plumbi ne trup. Autoret kane mbetur te paidentifikuar dhe jane larguar ne kembe nga vendngjarja.
"Mafia e Lindjes shfaqet ne menyren me te dhunshme ne kryeqytetin spanjoll, Madrid. Pa meshire dhe me te gjithe hakmarrjen e mundshme", shkruanin te gjitha mediat vendase rreth kesaj masakre. Edhe 35-vjecari qe u dergua me urgjence ne spital, nuk mundi te mbijetonte pas 30 minutash, duke nderruar jete, kurse i dyti ndodhet ne gjendje te rende me 4 plumba ne trup. Dimitros N., dhe Domart K., udhetonin me nje autoveture tip "Golf" me ngjyre te zeze dhe sapo jane vendosur para hotelit "Puerta", u gjenden nen bresherine e plumbave, pa pasur mundesi te dalin nga makina apo te kunderpergjigjen. Shoferi ka vdekur, kurse pasagjeri mundi te shpetonte, ku policet e gjeten me nje arme pistolete ne dore, te cilen nuk ka mundur ta perdore dot ndaj agresoreve.
Investiguesit e Grupit te Vrasjeve ne Policine e Madridit mendojne se akti eshte kryer ne shenje rivaliteti dhe hakmarrjeje, per pazare dhe trafiqe te mundshme mes bandave dhe organizatave kriminale nga Evropa Lindore qe operojne ne kryeqytetin spanjoll. Policia po perpiqet te zbuloje nepermjet deshmive, numrin e atentatoreve dhe identitetin e tyre. Disa prej deshmitareve thane se autoret ishin dy te armatosur, kurse te tjere thane se autori veproi i vetem. Nje grua ishte e para qe zbuloi kufomen dhe njoftoi policine ne numrin 112, ndersa deshmoi se autori ishte me trup te gjate. Por te dhena te tjera zbuluan per hetuesit se autori pas krimit eshte drejtuar nga nje makine e ndezur tip "Citroen Picasso" dhe mund te kete qene i shoqeruar nga ndonje person i dyte. I plagosuri gjendet ne spitalin "La Paz" dhe pritet permiresimi i gjendjes per t'i marre deshmine nepermjet nje perkthyesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›