Kodra: Ja politika per integrimin e romeve ne shoqeri
Viti 2010, do te jete faza me e rendesishme e implementimit te dekades se romeve, nje dokument tashme i miratuar nga qeveria shqiptare. Arsimi, perfitimi i sherbimeve shendetesore, strehimi dhe integrimi i ketij komuniteti ne fusha te tjera, jane prioritet kryesore te ketij dokumenti. Keshtu eshte shprehur zv/ ministrja e Punes, Filloreta Kodra. Sipas saj regjistrimi i ketij komuniteti mbetet ende problem, nderkohe qe per arsimimin e femijeve rome jane krijuar lehtesira "Duke qene nje aktivitet politik ajo ka trajtuar ne menyre te pergjithshme te gjitha problemet me te cilat perballet komuniteti rom duke filluar qe nga arsimimi, kushtet e jeteses, shendeti, punesimi si dhe perfshirja dhe integrimi social i gjithe kesaj kategorie. Ka pasur probleme me regjistrimin dhe per shkak se ky komunitet nuk rezulton i regjistruar ne nje komunitet te caktuar mund te kete pasur probleme me regjistrimin e femijeve ne shkolle. Ministria e Arsimit ka marre masa qe prej disa vitesh edhe pa certifikate te lindjes femijet e ketij komuniteti mund te regjistrohen dhe te vazhdojne shkollen kudo qe ata jetojne", tha Kodra. Sipas saj, jane hartuar politika te vecanta per femijet rome, per te luftuar trafikimin apo dhe abuzimet qe behen me keta femije , duke i shtuar ne radhet e punes informale. "Jane kryesisht femijet e ketij komuniteti te cilet nxirren ne rruge, edhe trafikohen. Per shmangien e ketyre fenomeneve ne kemi projekte te vecanta kryesisht me femijet rome te tilla si hapja e kopshteve, hapja e qendrave profesionale per trajnimin e femijeve te ketij komuniteti ne menyre qe keta te behen te afte per te hyre ne tregun e punes" tha Kodra.
Buxheti ne total per planin e veprimit kap shifren e 2 miliarde e 498 milioneve nderkohe qe cdo vit buxheti per projektet specifike shkon ne 417 milione leke.
Puna e bere deri me tani
Projekti i miratuar nga qeveria shqiptare per vitin 2010-2015, ka nisur zbatimin duke cuar ne dyert e shkollave qindra femije rome dhe punesuar disa te rritur."1.875 femije jane regjistruar nga klasa e 1-9, 150 prej tyre e kane braktisur, 2.629 rome jane regjistruar si punekerkues te papune, 30 rome jane punesuar deri me tani, 121 kane perfunduar kurset profesionale, 29 jane ne ndjekje te tyre." Dekada e romeve ne pese vite eshte fokusuar ne 4 fusha prioritare; arsimin, punesimin, shendetesine dhe strehimin. Buxheti i parashikuar nga qeveria per kete komunitet ne 5 vite eshte 2.498 milione leke.