E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet kufoma e një mashkulli në lumin Gjancë

FIER- Kufoma e një mashkulli është gjetur mbrëmjen e sotme në lumin Gjanicë në Fier pranë vendit të quajtur Ura e Spitalit. Kufoma ende e paidentifikuar u gjend nga banorë të zonës të cilët njoftuan më pas menjëherë policinë.

Në xhepin e xhupit që mbante veshur policia gjeti një letër të shkruar nga i mbyturi ku i kërkonte falje familjes për problemet që kishte shkaktuar. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen por dyshohet se shkak mund të ketë qënë vetëmbytja.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›