Fullani: Bankat të rrisin kreditimin e ekonomisë
TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i kërkorn bankave të rrisin kreditimin për të bërë të mundur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të vendit. Në forumin e tretë të sistemit Bankar, Guvernatori Fullani evidentoi se periudha e krizës ndërkombëtare ka sjellë rënien e investimeve dhe të gadishmërisë së Bankave për të kredituar ekonominë, gje qe ka cuar edhe ne renien ekonomike gje qe mund te sjelle demitimin e gjithe aktoreve por edhe te vete Bankave
Por rritja e kriditimit të ekonoimisë nga Bankat sipas Fullanit duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me rritjen e kontrollit të brendshëm, rritjen e profesionalizmit të punonjësve në banka si dhe tarsparencën që duhet të shoqërojë marrëdhëniet bankë-kreditor. Situata pas krizës siaps Guvernarorit të Bankës së Shqipërisë po shkon drejt normalizimit, gjë që po vihet re edhe nga niveli i depozitave që në krahasim me atë të periudhës së krizës, fundi i 2008-ës dhe fillimi i 2009-ës edhe duke u rritur sërish. Por edhe kjo situatë sipas Fullanit këkron një gadishmëri dhe përkushtim, energji të mëdha ku një nga detyrat e bankave mbetet padyshim edhe rritja e prurjeve valutore sidomos nga investimet e huaja.
Disa ditë më parë Guvernatori i bankës Fullani i bëri thirrje bankave të japin kredi në leke, duke e vlerësuar valuten vendase si monedhën më stabile edhe gjatë periudhës së krizës ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)