E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Spitali i ri në QSUT nis punën pas 6 muajsh

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili inspektoi sot, punimet për ndërtimin e një spitali të ri në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Sipas tij, po ndërtohet një strukturë spitalore moderne, që do nisë të funksionojë në muajt mars–prill. 

TIRANË- Brenda muajve mars-prill të vitit të ardhshëm, do të nisë punën në shërbim të pacientëve një spitali i ri në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Bëhet fjalë për një strukturë spitalore moderne nga shumë pikëpamje, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e këtij spitali. Sipas tij, spitali i ri është një strukturë moderne në të gjitha llojet e pikëpamjve, si përsa i përket mënyrës së konstruktimit dhe shërbimeve që ofron dhe do të jetë gati brenda muajit mars –prill 2010. Projekti për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT është financuar nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Europës në vlerën 14 milion dollarë dhe nga qeveria shqiptare me 7.4 milion dollarë, vetëm për ndërtimin e godinës. Për pajisjet mjekësore, investimi do të financohet nga qeveria shqiptare në masën 8 milion euro. Nga 7 fazat e parashikuara në masterplanin e zhvillimit të kësaj qendre, kjo është faza e parë e tij, ku po realizohet ndërtesa e re spitalore me 5 kate. Ndërsa blerja e pasjiejve mjekësore do të bëhet në 2-3 lote, nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku dotë përfshihen pajisjet e imazherisë diagnostikës dhe laboratorëve. Kjo fazë e projektit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2009.
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›