Shembet një shtëpi, rrezikohen dhe shumë të tjera
25/03/2009 Ngjarja në fshatin Plevan të Pogradecit. Nis ekzaminimi i tokës për të përcaktuar shkaqet
POGRADEC- Në fshatin Plevan të rrethit Pogradec është rrëzuar një shtëpi, ndërsa mbeten të rrezikuara edhe disa shtëpi të tjera të këtij fshati. Shkak për krijimin e kësaj situate kanë qenë reshjet e shumta të dëborës dhe shiut gjatë ditëve të fundit, ku pas një tejngopje të tokës, banorët e këtij fshati janë përballur me rrëshqitjen e beftë të tokës. Për rrjedhojë pati një shtëpi të rrëzuar, por fatmirësisht pa u shënuar dëmtime në njerëz. Familjarët, të cilët mbetën pa strehë mbi kokë, janë shprehur se e kanë parandierë shembjen e banesës së tyre, prandaj dhe janë larguar me shpejtësi. Sipas tyre, dëmet materiale janë shumë të mëdha, gjithçka që kishin arritur të siguronin gjatë jetës së tyre.
Rreziku
Informacioni në fjalë është bërë i ditur nga kryetari i komunës Trebinjë, Gjergji Buzo, ku bën pjesë edhe fshati Plevan. Ndërkaq Buzo bëri të ditur se gjendja e krijuar së fundmi në fshatin Plevan është bërë prezente edhe në organet e pushtetit vendor në Pogradec, ku njëkohësisht është vënë në dijeni edhe Këshilli i Qarkut Korçë. Gjithsesi nga burime zyrtare pranë Këshillit të Qarkut Korçë mësohet se fill pas marrjes së këtij njoftimi, është ngritur një grup pune i përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, ku përfshihen edhe gjeologë, të cilët do të realizojë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rrëshqitja, me qëllim përcaktimin e shkaqeve që sollën rrëshqitjen e tokës. Veç sa më sipër grupi i punës do të përcaktojë edhe marrjen e masave urgjente, me synim parandalimin e mëtejshëm të rrëshqitjes dhe të rrezikut që u kanoset familjeve të fshatit Plevan. Megjithatë, komuna Trebinjë nga ana e saj do t’i drejtohet edhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për kryerjen e një studimit gjeologjik të terrenit ku shtrihet fshati. Do të jetë ky studim, cili do të sjellë një situatë të detajuar në përcaktimin e shkaqeve e rrëshqitjes së dheut edhe të rekomandimeve përkatëse që do të tregojnë se çfarë masash mund të merren në këtë fshat. Gjithsesi ngjarja e mësipërme ka treguar se kohët e fundit ka patur ndërtime të reja pa u konsultuar më parë me shërbimin gjeologjik, gjë që tregon se vendi ku ishte e ndërtuar banesa kishte qenë i papërshtatshëm. Pavarësisht nga të gjitha këto, për familjen e mbetur pa strehë, nga organet e qeverisjes vendore është deklaruar mbështetja e tyre.