Grup punë për verifikimin e dokumenteve
25/03/2009 KQZ përcakton rregullat e depozitimit të dosjeve të kandidimit nga subjektet zgjedhore
Në listë edhe vërtetimi Kuvendit për zotërimin e mandateve në Kuvend të partisë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ngrejë një grup pune me dy përfaqësues për të verifikuar dokumentacionin e kandidimit të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e 28 qershorit. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar për herë të parë depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KQZ si dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit nga KQZ-ja. Për këtë arsye ky institucion ka përcaktuar rregulla të qarta për mënyrat që do të ndiqen në këto raste për subjektet zgjedhore, listën mbështetëse të partive politike, koalicioneve dhe kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.
Dokumentet
Listat shumemërore të partive politike që zotërojnë të paktën një mandat në Kuvend, duhet të shoqërohen me vërtetimin e Kuvendit të Shqipërisë për zotërimin e mandateve në Kuvend të partisë politike. Gjithashtu dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë: listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse të nënshkruar nga kryetari i partisë ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish; emrin, atësinë, mbiemrin datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit; deklarimin e kandidatit se ai gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar; deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se ai/ajo nuk do të mbështetet apo mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje; një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse që mbështesin kandidatin ose partinë. Ndërsa partitë politike pjesëtare të një koalicioni depozitojnë së bashku me listat shumemërore të kandidatëve të tyre dokumentacionin e mësipërm, në rast se të gjitha partitë pjesëtare të koalicionit zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit. Ndërsa listat shumemërore të partive politike që nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të shoqërohen në çdo rast edhe me listën mbështetës, me emrat e 10 000 zgjedhësve si dhe deklaratat individuale të zgjedhësve për depozitimin e nënshkrimit përpara KQZ-së ose përpara noterit. Sakaq propozimi nga komiteti nismëtar për regjistrimin e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit si kandidat për deputet do të shoqërohet me kërkesën për regjistrim, listën me emrat e 1% të listës së zgjedhësve të zonës zgjedhore përkatëse që mbështesin kandidatin, deklaratat individuale të zgjedhësve, deklaratën e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit se nuk është pjesë e asnjë partie apo koalicioni dhe as nuk mbështet haptazi apo në mënyrë të tërthortë ndonjë subjekt apo kandidat tjetër, si dhe kopje të kartës së identitetit ose pasaportës.
Verifikimi
Për verifikimin e dokumentacionit të kandidimit KQZ-ja ka parashikuar ngritjen e një grupi pune, i cili përbëhet nga një përfaqësues i Drejtorisë Juridike dhe një përfaqësues i Drejtorisë së Komisioneve Zgjedhore. Ata marrin në shqyrtim dokumentacionin menjëherë pas protokollimit. Pas verifikimit grupi i punës përgatit një relacion në lidhje me dokumentacionin e paraqitur. Nëse dokumentacioni rezulton i plotë, KQZ-ja merr vendim për miratimin e dokumentacionit. Në të kundërt jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e dokumentacionit i paraqet një relacion KQZ-së, në të cilin parashtrohen parregullsitë e konstatuara. KQZ-ja shprehet me vendim për kthimin për korrigjim të parregullsive të konstatuara në dokumentacionin e paraqitur. Vendimi për kthimin për korrigjim të dokumentacionit merret jo më vonë se 35 ditë nga data e zgjedhjeve.
Publikimi i kandidatëve
Pas mbarimit të afatit të ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor, por jo më vonë se 13 qershori, KQZ-ja publikon listën e plotë të kandidatëve në tri gazetat me tirazhin më të madh në shkallë vendi, në mediet elektronike si dhe në faqen e saj zyrtare. Një kopje të listës për çdo zonë zgjedhore i dërgohet prefektit, këshillit të qarkut dhe KZAZ-ve, që e afishojnë në zonën e tyre.
Verifikimi i listës
Verifikimi nëse shtetasi i listës mbështetëse të partive politike është i regjistruar në listën paraprake të zgjedhësve dhe në rastin e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit, të jetë zgjedhës i zonës zgjedhore përkatëse, bëhet nga Drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit. DTI pajiset me programin aplikativ për identifikimin e zgjedhësve, bazën e të dhënave elektronike të DPGJC-së.
Kontrolli i mbështetësve
Për të verifikuar nëse një zgjedhës ka mbështetur më shumë se një koalicion, parti politike apo kandidat të propozuar nga zgjedhësit, kontrollon nëpërmjet programeve kompjuterike listat mbështetëse të paraqitura në format elektronik nga subjektet zgjedhore. Neni 8 përcakton se listat mbështetëse duhet të paraqiten të printuara dhe në format elektronik.
Një subjekt zgjedhor, një ekspert kontabël
Institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve do të emërojë për çdo subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhje ekspertin kontabël të autorizuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara. KQZ-ja ka hartuar një udhëzim, me qëllim përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes dhe procedurat e emërimit të këtyre ekspertëve. KQZ-ja jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve organizon shortin për emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar ndërmjet mbi 20 të tillëve që ka përzgjedhur nga lista që i ka ofruar Institutit të Ekspertëve Kontabël të Licencuar. Referuar udhëzimit, shorti është parashikuar të zhvillohet me gogla si dhe numri i ekspertëve pjesëmarrës në short. Në secilën prej goglave, të cilat ndodhen brenda një ene transparente, futet nga një shirit letre, ku shënohet emri i ekspertit kontabël pjesëmarrës në short. Përfaqësuesit e subjekteve zgjedhore do të tërheqin secili me radhë një gogël nga ena. Eksperti kontabël emri i të cilit do të jetë shënuar në shiritin e letrës do të jetë eksperti kontabël i autorizuar që do të auditojë fondet dhe shpenzimet e subjektit zgjedhor që tërheq goglën. Emrat e ekspertëve të përfshirë në short janë verifikuar nga KQZ-ja. Ata duhet të jetë të pavarur dhe të plotësojnë kriteret e VKM-së “Për miratimin e rregullave për organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të autorizuar”, i ndryshuar.
Monitorimi
Ad hoc vizitë Telitit
Komision i posaçëm parlamentar për zgjedhjet, mbledhjen e tij të dytë pritet ta zhvillojë në terren. E shtyrë që nga hera e shkuar, ku në një seancë dëgjimore ishte thirrur drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Arman Telitit për të raportuar mbi procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, mbledhja pritet të zhvendoset tek zyra e drejtorit të DPGJC-së. Anëtarë të komisionit kanë lënë të hapur zhvillimin e një mbledhjeje gjatë ditës së sotme, por më së shumti ka i gjasa vizita që ky komision do të bëjë tek zyra e DPGJC-së. Komisioni i ngritur me vendim të Kuvendit të Shqipërisë një javë më parë ka zhvilluar vetme mbledhjen e konstituimit të tij, gjatë së cilët ka përcaktuar edhe projekt-planin e punimeve të mëtejshme të komisionit. Në variantin e paraqitur nga kryetari i komisionit Ilir Rusmali, ky komision do të përqendronte punën e tij fillimisht tek monitorimi i institucionit jo më kushtetues i KQZ-së. Ndërkohë që në datën 1 prill është lënë pikërisht një seancë informuese nga përfaqësues të këtij organi rreth vendimeve dhe udhëzimeve që janë marrë në kuadër të përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore.
Takimi me vendorët për zgjedhjet
Pone-Ristani thirrje për përgjegjshmëri
Ministria e Brendshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë zhvilluar një takim me prefektët e qarqeve, kryetarët e bashkive dhe kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës. Kryetari i KQZ-së Arben Ristani u kërkoi përfaqësuesve vendorë të përcaktojnë në një kohë sa më të shpejtë ambientet për komisionet zonale zgjedhore dhe vendet e numërimit të votave. Gjithashtu ai u kërkoi koordinimin e punës për shpalljen e listave përfundimtare të zgjedhësve me vendvotimet përkatëse një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve. Sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të shmangen konfliktet. Ndërsa zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Pone u kërkoi përfaqësuesve vendorë të përmbushin detyrimet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe në udhëzimin e ministrit të Brendshëm për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Në mënyrë të veçantë ai theksoi rëndësinë e përcaktimit të vendeve të KZAZ-ve dhe të QV-ve, si dhe garantimin e kushteve optimale në këto ambiente për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.
Ai kërkoi edhe bashkëpunimin dhe angazhimin e drejtuesve vendorë për të nxitur qytetarët në procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronike, duke theksuar se kapacitetet e vëna në dispozicion janë më se të mjaftueshme për pajisjen me to deri në zgjedhje të të gjithë qytetarëve që nuk kanë pasaportë për udhëtim jashtë shtetit. Si zëvendësministri, ashtu dhe kreu i KQZ-së siguruan angazhimin e plotë të institucioneve që ata përfaqësojnë për arritjen e standardeve të kërkuara për procesin zgjedhor.