Australi, intervista rekord zgjat 24 orë
Çuditë nuk kanë të përfunduar, por kur njerëzit kanë dëshirë për të perfeksionuar deri në detaj të gjithë dëshirën e madhe që kanë për punën, atëherë kjo nuk përbën asnjë rrezik. Një prezantues i Radios Kombëtare “ABC” në Australi, ka fituar një rekord botëror, duke zhvilluar intervistën më të gjatë televizive, plotë 24 orë.
Richard Glover, i cila prezanton programin “Drive”, nga ora 15.00 deri në orën 18.00, ka intervistuar gazetarin dhe njëkohësisht shkrimtarin Peter FitzSimons, me një sërë temash, duke përfshirë edhe librat e tij të shumtë, karrierën e tij etj.
Në fund të intervistës, gazetarit dhe të ftuarit u janë dorëzuar një çertifikatë zyrtare dhe një trofe, e shoqëruar nga një tortë dhe një shishe shampanje.
Rekordin e mëparshëm prej 12 orësh e 30 sekonda i përkiste spanjollit Pedro Ruiz, të cilin e kishte vendosur në Madrid në vitin 2009.