E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e 12 katëshit, pronari: Çështja shkon në Apel

TIRANË- Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që rrëzon kërkesën e pronarit të 12 katëshit për pezullimin e shembjes dhe i lë dorë të lirë Ndërtimores për të vepruar çështja do të shkojë në Apel.

Avokatët e administratorit Ilir Mata konfirmuan se vendimi do të apelohet pranë Gjykatës së Apelit për shkelje të rënda procedurale.

Ndërkohë dje, në gjykatën e rrethit Tiranë është dorëzuar një padi e dytë, e cila kërkon të ngrijë vendimin e prishjes së objektit nga Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar.

Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën për pezullimin e shembjes së pallatit 12-katësh në qendër të Tiranës, bërë pak kohë më parë nga pronari i ndërtesës.

Pasi ka shqyrtuar padinë, sot Gjykata është shprehur kundër kërkesës së bërë nga pronari Ilir Mata, që kundërshtonte veprimin e Inspektoriatit të Ndërtimit për rrëzimin e objektit, duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Me këtë vendim, Ndërtimorja mund të vazhdojë ndërhyrjen në godinën 12 katëshe, që u bë shkak për tensione në qendër dhe për përplasjen mes policisë dhe deputetëve të PS-së.

Pronari në seancën e mëparshme ka sqaruar se objekti është ndërtuar konform gjithë rregullave dhe për këtë ai ka gjithë lejet e nevojshme.

Sipas përfaqësuesit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar "kjo ndërtesë është e paligjshme, pasi aty duhet të ishte ndërtuar një rrugë që lidh lagjen".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›