Kreu i PLL-së Spahia, prezanton kandidatët në Kukës
Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit e ka vijuar turin e tij elektoral në rrethin e Kukësit, ku dhe ka prezantuar kandidatët që garojnë në këtë rreth për zgjedhjet e 28 qershorit. Spahia tha se fitorja e PLL-së është fitorja e PD dhe koalicionit Aleanca për Ndryshim.
KUKËS- Partia e Legalitetit është pjesë e koalicionit për ndryshim, jo vetëm për të përfituar prej tij, por edhe për të ofruar për këtë koalicion – tha kreu i kësaj partie Ekrem Spahia, gjatë një turi takimesh në rrethin e Kukësit, ku ka prezantuar edhe kandidatët e kësaj force politike. “Ne i urojmë fitore kandidatë të Partisë Lëvizja e Legalitetit që është fitorja jo vetëm e PLL-së por edhe e Partisë Demokratike dhe e koalicioni Aleanca e Ndryshimi”- u shpreh kreu i PLL-së Ekrem Spahia. (a.r/news24/balkanweb)