E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, seri arrestimesh nga policia

Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë në afërsi të stadiumit Dinamo, bëri të mundur kapjen e shtetasit në kërkim shtetasi J.Duri 16 vjec, i shpallur në kërkim dt.06.08.2012, pasi ky shtetas më dt.01.08.2012 dyshohet të jetë i implikuar në disa vjedhje, me tendence të cantave dhe sendeve personale të qytetarëve.
 

Ndërkaq nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u krye arrestimi nga flagrancë i shtetasit Valter Vasku, 23 vjec, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye sepse rreth orës 13.00, në rrugën "Ylbere Bylykbashi", Tirane në afërsi te Prefekturës është kapur ne flagarancë nga Patrulla e Përgjithshme me një armë pistolet "TT", si dhe 8 copë fishek luftarak ne krëhërin e armës që e mbante pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 

Po nga ky komisariat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gezim Sylaj, 39 vjec,banues në Tiranë, i dënuar 5 herë për vjedhje automjetesh.
 

Ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij e cila deklaron se bashkëshorti i saj shpesh herë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndërkohë që dje nga ora 17.00 - 18.00, duke thyer dhe urdhërin e mbrotjes të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, më datë 20.07.2012.
 

Materialet në ngarkim të tij, ju referuan Prokurorisë për veprat penale të "Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjutuar ose zgjidhur martesë dhe Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura të vendimi të gjykatës”.
 

Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë u ndalua shtetasi në kërkim Hajdar Ismalgeci, 28 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 30.04.2012, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka derguar urdhërin e datës 20.04.2012, për ekzekutimin e Vendimit Penal te Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 muaj burgim per veprat penale "Kanosje", "Prishje e rendit e qetësisë publike"dhe "Dhunim banese”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›