Tiranë, arrestohet “banda” e hajdutëve të banesave e supermarketeve
Policia e kryeqytetit, kanë bërë të mundur indetifikimin, dokumentimin ligjor të një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë, duke bërë kështu kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
-E. Zekolli, 17 vjec, banues në Tiranë, i dënuar 3 herë për veprën penale të vjedhjes,
-E.Dyrmishi, 17 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,
-R. Beqiri, 16 vjec, banues në Tiranë, i dënuar 2 herë për vejdhje,
-D.Muçaj, 14 vjec, banues në Tiranë,
Arrestimi i tyre u krye sepse këta shtetas jane kapur në flagrancë në rrugën "Ali Kelmendi", nga Patrulla e Përgjithshme, pasi dyshohet në bashkëpunim me njeri - tjetrin kane vjedhur nje sasi pijesh freskuese në nje supermarket.
Pas një hetimeve të kryer në ngarkim të tyre, rezultoi se këto shtetas dyshohet të jenë autor të një sërë vjedhjesh të banesave dhe supermarketeve të ndodhura në në kohë e zona të ndryshme në Tiranë.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t`i referohen Prokuroririsë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vjedhjes.