E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shembja në Thirrë fenomen gjeologjik”

10/11/2009  Kundërpërgjigjja e Olldashit

Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, iu kundërpërgjigj dje akuzave të kreut të opozitës Edi Rama për shembjen në tunelin e Thirrës. Gjatë replikës në distancë me kryetarin Rama ministri Olldashi i mëshoi faktit se akuzat janë gënjeshtra, pasi shembja ka ndodhur për efekte gjeologjike dhe kjo nuk mund të parashikohej. “Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuara në brendësi të maleve në punime të tilla janë të pritshëm”, - u shpreh Olldashi në fjalën e tij gjatë një konference për mediet. Njëkohësisht qëndruar po në një çështje të tillë, Ministri i Punëve Publike shpjegoi se rrëshqitja e dheut ka ndodhur në pjesën e pabetonuar të tunelit jugor, i cili nuk është hapur asnjëherë për publikun, pasi ka qenë në punime e sipër. Po kështu Olldashi i konsideroi deklaratat e kreut socialist si të pabazuara.“Gënjeshtrat e paturpshme të Edi Ramës për gjoja kosto qindramilionëshe janë pa asnjë bazë dhe vijnë vetëm si asociacion i shifrave që kryetari i bashkisë ka ndërmend për lejet e ndërtimit në kryeqytet”, - vuri në dukje ministri Olldashi sa i takon një çështje të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›