E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembje gurësh në minierën e Martaneshit, plagoset minatori

Një minator ka mbetur i plagosur, teksa punonte në minierën e Martaneshit. Ngjarja është shënuar mëngjesin e së premtes, ku shtetasi Gani Doçi, 61 vjeç ka mbetur i plagosur, kur disa gurë janë shembur brenda galerisë.

Nga të dhënat paraprake nga ky qytet, mësohet se minatori ka dëmtuar gjymtyrët dhe shtyllën kurrizore, ndërsa është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë në minierën e Martaneshit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›