Vrasje në Mat, policia arreston autorin

Konflikti për pronën shënon viktimën e radhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në Mat, ku ka mbetur i vdekur me arme zjarri Liman Diku,70 vjec. Sipas të dhenavë paraprake nga policia e Matit mësohet se një vijë uji është bërë shkak për konfliktin mes dy familjeve, njëkohësisht fqinj me njëra-tjetrën ne lagjen Pejlume te komunes Xiber.
Konflikti ka qenë i hershëm, por debati i vazhdueshëm ka degjeneruar natën e mbrëmshme rreth orës 2 pas mesnate në përdorimin e armëve, ku ka mbetur i vdekur 70 vjecari Liman Diku, i cili u qëllua nga 32 vjecari Medi Tahiri. Pak orë pas ngjarjes së rëndë policia ka mundur të vejë në pranga autorin e krimit. Policia po ashtu ka marrë në mbrojtje dy familjet, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.