Tadiç: Rajoni nuk lufton krimin e organizuar
Serbia ka kërkuar nga vendet e rajonit më tepër bashkëpunim kundër krimit të organizuar. Presidenti Boris Tadiç tha se jo të gjitha vendet e Ballkanit kanë luftuar mjaftueshëm krimin.
Tadiç deklaroi se Serbia është e vendosur në vijimin e luftës kundër këtij fenomeni dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht se nuk sheh të njëjtin qëndrim nga vendet e tjera. "Ky është obligim ndërkombëtar kushtetues", theksoi Tadiç.
Deklaratat erdhën pas lirimit të disa personave në Mal të Zi, të cilët dyshohen se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike.