E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shen Valentin, gati per te festuar

Simboli i te dashuruarve prej vitesh edhe ne Shqiperi eshte kthyer ne nje feste, qe pak a shume u takon te gjitheve. Njerez te moshave te ndryshme i sheh ne kete dite te nxitojne dyqaneve per te blere nje dhurate per te dashurit e zemres, mundesisht te vecante. Per tregtaret eshte dite e mbare, pasi xhiroja shumefishohet. Shumekush e quan nje feste komerciale. Ndoshta ka te drejte. Por, ne fund te fundit, mjafton edhe nje lule per te shprehur ate qe njerezit kane ne zemer.
***
Nje buqete me lule..., ndoshta me lule te kuqe, e shoqeruar me nje dhurate te kendshme, dhe mundesisht te shtrenjte! Prej disa vjetesh, kjo eshte menyra me e natyrshme, me te cilen te rinjte shqiptare perpiqen te festojne diten e Shen Valentinit. Shume njerez, e sidomos te rinj, ne qofte se do te pyeten rreth perkujtimit te kesaj dite dhe domethenies se saj, do te pergjigjen shkurt, se pak u intereson zanafilla e kesaj feste, permbajtja e saj apo menyra sesi festohet. Te tjere do te thoshin se festat ne pergjithesi, sjellin gezim dhe se per dite te tilla kemi nevoje.
Gjithsesi, eshte fakt se shqiptaret sa me shume po kalojne vitet aq me natyrshem po e kremtojne kete dite, ne krahasim me vitet e para te pas ‘90-es kur te gjitha qytetet 14 shkurtin e kthenin ne nje feste te madhe kolektive, ku vetem intimitet nuk kishte. Si nje popull me temperament, me sa duket, shqiptaret ne vitet e para te demokracise kremtuan me shume te ndaluaren, ndersa tani 'te ambientuar' me lirine, kremtojne ritualin e zakonshem dhe te mire qe ofron kjo dite.
***
Festa i ka rrenjet rreth 17 shekuj me pare, kur nje prift katolik u martirizua pasi favorizonte martesat, ne ate kohe te ndaluara per arsye lufte. Tradita e vendeve qe e festojne prej vitesh kerkon qe te dergosh nje kartoline te dashurit apo te dashures, mundesisht te shoqeruar me nje pako te vogel me cokollata. Por gjithnje e me shume po preferohen lulet. Kjo dite duhet konsideruar si feste per te gjithe. Pasi ne e dime frymen e sakrifices qe shprehu Shen Valentini dhe ne perkujtim te flijimit te tij, mbeti dita e 14 shkurtit, dita simbol e te dashuruarve! Ne te njejten kohe, shumekush mund te behet kurioz per 'suksesin' dhe jetegjatesine e ketyre legjendave, te cilat edhe pse pa shume baza te forta historike, munden qe ne mbare boten te sjellin nje atmosfere te ndryshme nga ditet e tjera te vitit, nje atmosfere e cila njekohesisht ngjan me ndrojtjen, embelsine e natyrisht me ndjenjen e bukur te dashurise...
Aktualisht, jo vetem mes te rinjve, por edhe mes opinionit me te 'rritur', ka nje sere interpretimesh e bindjesh rreth simbolit te kesaj feste. Dikush shprehet per dashurine, e dikush tjeter mendon me shume per miqesine, e ne kete menyre teksa vitet ikin me festime sa here e me origjinale, ajo qe mbetet eshte gjithmone emocioni, qe festa e Shen Valentinit percjell me aq lehtesi. Ne fund te fundit, eshte dashuria ajo qe festohet, e dashuria eshte edhe arsyeja e 'suksesit' e jetegjatesise te legjendave te tilla me origjine pagane, sepse ne ditet tona, pak dashuri ben mire...

Historiku i "Dites se dashurise"
Te romaket e lashte, qe para 17 shekujsh, dita e dashurise konsiderohej si festa me madheshtore, e cila nenkuptonte dashurine qe romaket pagane kishin per zotin e tyre. Legjendat rreth kesaj feste, jane te shumta, por me e spikatura eshte ajo qe vete romaket e besonin si te vertete. Thuhet se themeluesi i Romes se lashte, Romulus, nje dite prej ditesh, kur ishte ende foshnje, piu nga gjiri i nje ujkonje, qumeshti i se ciles i dhuroi trupit te tij force e energji. Duke marre shkas nga kjo, romaket e lashte e pagane, e perkujtonin ate cdo vit, ne mes te muajit shkurt, duke therur ate dite nje qen e nje dhi dhe me gjakun e tyre dy djem te rinj lyenin trupin.
Me pas, dy te rinjte te ndjekur nga qindra njerez, vertiteshin neper rruget e qytetit. Ata mbanin ne duar dy copa lekure kafshe dhe me to ferkonin cdo njeri qe takohej me ta, ndersa femrat romake besonin se nje rit i tille i mundesonte atyre mbetjen shtatzene.
Dashuria e fundit e Valentinit
Legjenda thote se, ndersa ishte ne burg, ne pritje te ekzekutimit, prifti u dashurua me Asterius, vajzen e verber te gardianit. Me besimin e tij, Valentini i riktheu driten e syve vajzes qe dashuronte dhe ne fund i la nje cope leter, ku shkruhej “Nga Valentini juaj”. Autori vdiq, por fraza mbeti e ngulitur ne shekuj dhe sherbeu si model gjuhesor per te mbyllur letrat e te dashuruarve ne gjithe boten e krishtere.
Cfare hanin perpara nje takimi dashurie
Simboli i artit te dashurise, Kazanova, kishte shume besim ne efektin afrodiziak tek aragostat e detit. Perpara nje takimi te rendesishem dashurie, Kazanova konsumonte deri ne 50 cope. Paolina Bonaparti e konsumonte mengjesin ne vasken e banjes. Cdo mengjes nje sherbetor i fuqishem e ngrinte ne krahe, nudo, dhe e conte ne vaske, duke i sjelle tabakate me aragosta dhe shampanje. Ushqime te domosdoshme per flirtet e shumta te dites. Kleopatra preferonte arrat ose bajamet me mjalte. Thuhet se meshkujt nuk e perballonin dot nese ushqehej me nje sasi te konsiderueshme te ketij ushqimi. Edhe Atila besonte ne fuqine stimuluese te mjaltit, duke konsumuar sasi te konsiderueshme. Thuhet se ne diten qe u martua hengri nje sasi aq madhe saqe nuk e ndjeu as atakun kardiak qe ne kushte te tjera mund t’i merrte jeten. Personazhe te tjere si Madame de Berri, Markezi de Sade, Luigji XIV dhe Napoleoni kishin nje besim te patundur ne fuqine cudiberese te tartufit. Ne ate kohe nisi moda e gjuetise se kerpudhes se rralle, qe kryesisht gjendet nen toke. Ndersa Madame Pompadur ishte shume me me pak pretendime. Per te ushtruar pushtetin mbi meshkujt, ajo i lyente rrobat me vanilje. Ne veprat e tij, Shekspiri keshillonte bimet aromatike, menten dhe rozmarinen si simulante per njerezit e moshes se dyte.
Dhurata per 14 Shkurt, trendafilat
Dhurata me e pelqyer nder shqiptaret eshte trendafili apo buqetat me to. Kete e tregoi sondazhi i diteve te fundit ne faqen zyrtare on line te “Koha Jone”. Nder afro 300 lexues qe moren pjese ne sondazhin, “cfare dhurate doni te beni per Shen Valentin”, 30 per qind e tyre zgjodhen lulen me arome te mrekullueshme, aq e preferuar per femrat ne te gjithe boten. Kurse nje tjeter opsion i zgjedhur nga shume lexues, ishte ai i nje udhetimi, qe eshte votuar nga 26,4 per qind. Kurse nje dreke romantike mes cifteve ne kete dite te dashuruarish, eshte zgjedhur nga 23,4 per qind e pjesemarresve ne sondazhin e www.kohajone.com. Nje pjese prej 9,5 per qind kane vendosur te bejne dhurate bizhuteri dhe 5,9 per qind e votuesve, muziken e preferuar te partnerit (partneres). Kurse 4,8 per qind e lexuesve pjesemarres ne sondazh, kane preferuar te dhurojne veshje per partneret e tyre.
Dhurata e ndaluar per Shen Valentinin
Ditet e vecanta te vitit qe shenohen ne kalendar per kremtim, padyshim bartin me vete ne shume raste dhe doza supersticioziteti. Shume qytetare besojne se kjo doze ka nje baze, ndaj, ne me te shumten e rasteve, evitojne te mos e respektojne. Per kete, nje nder dhuratat e konsideruara si te ndaluara per Shen Valentin, eshte parfumi, i konsideruar nga jo pak njerez, si “ilaci” i ndarjes mes nje cifti.
Ndaj nje parfum ne diten e Shen Valentinit, konsiderohet zgjedhje e gabuar nga shume te dashuruar, qe presin dhuraten e tyre ne diten kur kremtimet e kesaj feste kane pushtuar boten. Supersticiozet mendojne se kjo dhurate nuk eshte e pershtatshme per kete dite, pasi, sipas tyre, "parfumi qe mund te behet dhurate nga i dashuri, sjell ndarje". Ne fakt, femrat jane ato qe i kane paralajmeruar te dashurit per kuptimin e kesaj dhurate, e cila jo rralle behet nga te rinjte. Te frikesuar nga “tersi” qe sjell me vete kjo dhurate, te dashuruarit supersticioze, preferojne te jene tradicionale ne zgjedhjet e tyre. Ata shpenzojne kryesisht per trendafila te kuq dhe blu, cokollata ne paketim special, bizhuteri, veshje intime dhe te tjera dhurata per te shprehur dashurine e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›