Hipotekat, ja emrat per 1700 aplikimet e prapambetura
Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne Durres gjate vitit 2007 ka kryer 62210 sherbime ndaj qytetareve te ketij rrethi. Regjistruesi Doklead Ademi thote se gjate vitit te kaluar u kryen 35 % me shume sherbime sesa ne vitin 2006. Sipas tij, ne te njejten periudhe shpenzimet e institucionit jane ulur ne masen 22,5 %. “Numri i aplikimeve per vitin 2007, tregon regjistruesi Ademi, arriti ne 59954, ndersa numri i sherbimeve ishte rreth 2300 me shume, per shkak te dosjeve te paperfunduara ne vitin 2006”. Sipas regjistruesit, te ardhurat e siguruara nga sherbimet e kryera ne vitin 2007 arrijne ne 60,5 milione leke, ose 9 milione leke me shume se sa gjate vitit paraardhes. Me nje ritem pune prej afro 4000 aktesh pronesie te leshuara ne muaj, regjistruesi thote se aktualisht problemet ne sportelet e ZRPP-se jane minimizuar se tepermi.
Z. Ademi, si arritet te eliminoni numrin e madh te praktikave te prapambetura?
Gjate viteve 2006-2007 ishin te akumuluara rreth kerkesa per 5000 certifikata dhe vertetime pronesie. Per kete arsye u krijuan dy grupe pune. Njeri prej tyre do te merrej me zonen e fshatrave dhe tjetri me qytetin e Durresit. Tashme grupet e punes e kane mbaruar misionin e tyre, pasi kane hequr mbi 80% te praktikave te prapambetura. Aktualisht kerkesat e mbartura trajtohen rast pas rasti, pasi jane shume te rralla.
ZRPP dhe Shoqata e ndertuesve kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi. Si po zbatohet?
Nje grup i posacem pune eshte ngritur per regjistrimin fillestar te pallateve dhe objekteve qe regjistrohen per here te pare. Eshte nje praktike e veshtire, qe kerkon persona me eksperience, pasi trajtohen rreth 60 pallate te reja cdo muaj. Kjo ne kuader te marreveshjes se bashkepunimit me Shoqaten e Ndertuesve. Kemi gjetur mirekuptimin e tyre dhe ritmet e punes ne kete drejtim jane te kenaqshme.
Nevojat per certifikata pronesie jane te medha edhe per qellime kreditimi. Cfare po behet ne kete drejtim?
Nje zyre e posacme eshte ngritur vetem per biznesin, ku te gjithe perfaqesuesit e firmave private vijne per te aplikuar pa orar dhe pa radhe. Aktualisht mund te them se per keto raste, nese gjithcka eshte e rregullt, koha per pajisje me certifikate apo vertetim pronesie nuk shkon me shume se 48 ore, ndonese nje jave eshte rregulli i pergjithshem. Ky eshte nje permiresim i dukshem nga 10 dite qe shkonte me pare. Kjo behet per te lehtesuar firmat private ne aplikimet qe bejne prane bankave per kredi.
A mendoni se kjo po i jep frymemarrje biznesit vendor?
Une marr kontakt pothuajse cdo jave edhe me drejtoret e filialeve te bankave qe operojne ne Durres, te cilet jane te interesuar per pershpejtimin e procedurave te garancive hipotekare, pasi shkurtojne procedurat e kredidhenies. Per kete arsye, nje person i posacem eshte ngarkuar nga cdo filial banke qe te kontaktoje me punonjesit tane dhe te dorezoje praktiken. Ky eshte shkurtim kohe per biznesin dhe partneritet me i mire mes zyres, biznesit dhe bankes. Por ajo qe ne konstatojme me kenaqesi eshte se kohet e fundit eshte vene re nje rritje e madhe e numrit te praktikave te barreve hipotekare per bankat, cka do te thote edhe nje rritje e kredidhenieve. Kjo vihet re jo vetem ne nje numer me te madh praktikash, por edhe ne nje sasi me te madhe vlerash materiale “te ngrira” per llogari te bankave, cka do te thote vlera me te larta financiare te dhena me kredi.
A keni pasur presione nga qytetaret per te pershpejtuar procedurat?
Kur qytetaret paraqiten ne sportel, eshte e nevojshme nje jave kohe per verifikime. Presione nuk kemi, por pakenaqesi ka. Kjo pasi nje dokument me teper qe kerkohet nga punonjesit tane kerkon me teper kohe edhe per aplikuesit. Por kjo behet per te rritur sigurine e objekteve qe ne certifikojme.
Banoret e zonave rurale ankohen per zgjatjen e ketij afati...
Ne praktikat me pronat qe ndodhen neper fshatra ka veshtiresi te shumta dhe problematika te mbartura. Dy urdhra te rinj te kryeregjistruesit Arben Qirjako jane nxjerre me qellim rritjen e nivelit te sigurise ne certifikatat qe ne leshojme. Keshtu, per cdo regjistrim te ri duhet te behet konfirmimi nga Zyra e Menaxhimit dhe Administrimit te Tokes prane Keshillit te Qarkut. Sipas urdhrit qe kemi, pa u bere ky konfirmim ne qark, nuk mund te regjistrohet pasuria. Kjo shton veshtiresine e aplikanteve, te cilet duhet te perplasen ne zyrat e Qarkut, por ne nuk mund te bejme ndryshe. Nga ana tjeter eshte i nevojshem edhe dorezimi i formularit A6 te ndarjes se tokes.
Pas gjithe ketij procesi, keto dokumente arkivohen. A jane te sigurta keto arkiva qe t’i pergjigjen edhe problemeve te se ardhmes?
Ne zyren tone mungon arkivi, ne kuptimin e plote te fjales. Kjo pasi qe nga viti 1996 nuk eshte bere inventarizimi i tij. Per kete qellim eshte ngritur nje grup tjeter pune, i cili po kryen inventarizimin e praktikave te vjetra, krahas punes se perditshme. Ne kete drejtim po punohet me ritme te kenaqshme, duke llogaritur faktin se nuk kemi mundesi te angazhojme personel shtese per te kryer kete pune.