Shëndetësi/ Ushqimi i pakët zvogëlon zhvillimin e tumoreve

Që prej një shekulli dihet që ulja e sasisë së ushqimit redukton zhvillimin e disa tumoreve, por për të ditur shkakun disa kërkues arritën të studionin rolin që luan një enzimë, aktiviteti i së cilës frenon efektet e ushqimit. Nada Kalaany dhe David Sabatini, studiues në institutin teknologjik të Masaçusetsit studiuan ndikimin e kufizimit ushqimor mbi disa kancere njerëzore të transplantuara tek kaviet, si kanceri në tru, shtyllën kurrizore, prostatë dhe forma të ndryshme të kancerit në gji. Puna e tyre u publikua dje në revistën britanike ''Nature''. Ata konstatuan se disa tumore si ai i shtyllës kurrizore dhe dy forma të kancerit në gji zvogëloheshin nën efektin e kufizimit të ushqimit, ndërkohë që për të tumoret në prostatë, tru dhe një formë e kancerit në gji ngrënia ishte pa efekt. Ata vendosën gjithashtu se mungesa e impaktit nga kufizimi i ushqimit ishte rritja e aktivizimit të fosfatidilinositolit 3-kinase (PI3K), një enzimë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e shpejtë të celulave kanceroze dhe shkallë të ndryshme rriten nëpërmjet ndjeshmërive të ndryshme në kufizimin ushqimor.
...