E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen presidenti serb, Boris Tadiç

Serbi- Presidenti serb, Boris Tadiç ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mban. Lajmi raportohet nga BBC dhe ende s’janë publikuar detajet e kësaj dorëheqjeje të parakohshme.

Dje u raportua se nëse presidenti serb, Tadiç do të merrte garanci të forta ndërkombëatre se nuk do të ketë konflikte të reja dhe sulme ndaj serbëve në Kosovë, ai do të japë dorëheqjen brenda dy ditëve të ardhshme dhe zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 6 Maj.

Kështu shkroi dje e përditshmja serbe ‘Blic’ e cila i referohet një burimi të afërt me presidentin serb.

Por lideri i SPS-së, Iviva Dadiç tha se në rast se zgjedhjet presidenciale thirren ai do të konkurojë për president. Por ai theksoi se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale ‘është e volitshme të mbahen veçmas’.

Lideri i opozitës, Tomisla Nikolic, i SNS-së tha se do të ndryshojë fushaten e tij dhe do të konkurojë kundër Tadiçit.

/IDEA/

Shkrime të tjera me interes:

  1. Skandal në Gjermani, Presidenti Vulf jep dorëheqjen Presidenti i Gjermanisë Kristian Vulf dha dorëheqjen nga posti i...
  2. Kosova- Presidenti Tadiç: Zgjidhja, sovranitet i dyfishtë Serbi- Në rast se shteti nuk mbron interesat legjitime të...
  3. Tadiç nuk do të takohet me Thaçin Beograd- Presidenca serbe ka njoftuar se nuk do të ketë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›