E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendetesia, Oketa “kryqezon” Ndoken

Sonila Isaku
Mungesa e barnave ne pavijonet e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza” dhe mosfunksionimi i aparaturave, kane qene thelbi i kritikave qe zv/kryeministri Gazmend Oketa ka i ka drejtuar Ministrise se Shendetesise. Per te, ka qene e pafalshme mungesa e ilaceve cilesore, si dhe sherbimeve qe ofrohen me aparatura. “Jane te pafalshme mungesat me medikamentet baze, apo edhe pajisjet e furnizimet e domosdoshme. Po keshtu, edhe vonesat ne riparimin dhe mirembajtjen e aparaturave te rendesishme, vecanerisht te atyre qe jane unike ne vendin tone, qe perdoren per diagnostikim dhe trajtim”, deklaroi dje zv/kryeministri Oketa. Sipas tij, eshte e patolerueshme kur nje mjek pavijoni del dhe deklaron se ka mungese te medikamenteve, ndersa drejtuesit e spitalit pretendojne se medikamentet nuk mungojne. “Te tilla raste duhet te evitohen, natyrisht, pasi jane pjese e perditshme e punes suaj dhe u duhet qe t’i ndiqni me rigorozitet furnizimin e spitaleve tuaja, pajisjen e tyre me ilace cilesore”, tha Oketa. Nje tjeter fakt qe ai ka vene ne dukje ka qene se medikamentet qe perdoren sot jane te vjetra, dhe ne Perendim kane 30 vjet qe jane hequr nga qarkullimi.
Moszbatimi i ligjit kunder duhanit, ka qene pika tjeter ku Oketa ka vene theksin dhe u ka kerkuar drejtuesve te Ministrise te Shendetesise te marrin masa. Ai ka pershendetur hartimin e ketij ligji, por jo zbatimin e tij, nderkohe qe shembull ka marre personat publike. “Eshte per t’u ardhur keq kur shikon qe nje ligj i tille shkelet nga persona publike, pavaresisht ku jane ne pushtetin vendor apo qendror, nga perfaqesues te zgjedhur apo te emeruar. Fatkeqesisht, personat jo duhanpires ndihen te diskriminuar edhe ne faj ata qe nuk konsumojne duhan”, eshte shprehur Oketa. Sipas tij, me e rende kjo eshte kur te huajt, si deputete apo edhe turiste, shohin tabelat paralajmeruese, nderkohe qe ka persona te cilet konsumojne duhan ne keto ambiente.
Te tjera pika ku duhet te punohet, sipas Oketes, jane edhe zbatimi i protokolleve te mjekimit, si dhe trajnim i personelit mjekesor. Po keshtu, kerkohet edhe fuqizim e modernizim i kapaciteteve diagnostikuese e mjekuese, si dhe informatizim i kartelave dhe te dhenave laboratorike ne sigurine e pacientit. Thellim i punes shkencore dhe kerkimit shkencor, ka qene nje nga detyrat qe zv/kryeministri Gazmend Oketa u ka kerkuar krereve te Shendetesise.
Barnat
“Jane te pafalshme mungesat me medikamentet baze apo edhe pajisjet e furnizimet e domosdoshme. Te tilla raste duhet te evitohen, natyrisht, pasi jane pjese e perditshme e punes suaj dhe u duhet qe t’i ndiqni me rigorozitet furnizimin e spitaleve tuaja, pajisjen e tyre me ilace cilesore. Por, e pafalshme eshte edhe kur mjeket pohojne se perdorin medikamente qe vendet Perendimore kane 30 vjet qe i kane larguar nga perdorimi”
Aparaturat
“Nje tjeter pike, ku do te doja te ndalesha, eshte edhe te vonesat ne riparimin dhe mirembajtjen e aparaturave te rendesishme, vecanerisht te atyre qe jane unike ne vendin tone qe perdoren per diagnostikim dhe trajtim, nuk duhet te tolerohen. Pacientet duhet te marrin sherbimin shendetesor ne kohen dhe ne momentin e duhur dhe jo kur keto aparaturat te arrije te rregullohen”

Ligji duhanit
“Nje nga problemet e tjera shume te mediatizuara eshte moszbatimi i ligjit per mbrojtjen e shendetit te popullates nga produktet e duhanit. Eshte per te ardhur keq kur shikon qe nje ligj i tille shkelet nga persona publike, pavaresisht ku jane ne pushtetin vendor apo qendror, nga perfaqesues te zgjedhur apo te emeruar. Fatkeqesisht, personat jo duhanpires ndihen te diskriminuar edhe ne faj ata qe nuk konsumojne duhan”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›