E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka qipriote Marfin Popular Bank synon tregun shqiptar

Banka e dyte me e madhe ne Qipro, Marfin Popular Bank, ka shprehur interes per te operuar ne tregun shqiptar. Lajmi eshte bere i ditur nga Andreas Vgenopoulos, keshilltari i drejtorit te Pergjithshem te Bankes. Banka nuk eshte duke shikuar per ndonje shtrirje te re ne Rajon, per shkak se nuk eshte gati te ndermarre persiper rrisqet, por ai ka shtuar se, Marfin Popular Bank eshte interesuar vetem per tregun shqiptar dhe ate bullgar. Vgenopoulos tha se, ne Bullgari eshte aplikuar per te marre lejen e operimit ne tregun bankar, ndersa ne Shqiperi jane duke u shqyrtuar mundesite e futjes ne treg. Marfin Popular Bank eshte banke qipriote, eshte banka e dyte me e madhe pas Bankes se Qipros. Ajo eshte themeluar ne 1901 ne Limassol. Aktualisht ajo zoteron rreth 14,9 per qind te tregut te huave dhe 19,2 per qind te tregut te depozitave. Tregu bankar shqiptar eshte bere mjaft terheqes per bankat e huaja, qe kur Banka e Kursimeve, me e madhja ne vend, u shit nepermjet privatizimit kundrejt grupit bankar austriak, ”Raiffeisen Bank”. Eksperienca ”kolumbiane” e Raiffeisen ne Shqiperi e beri atraktiv vendin tone per industrine bankare edhe per faktin se norma e fitimit te bankave ne Shqiperi eshte 40 per qind nga me pak se, 7 per qind qe eshte ne vende te tjera. Aktualisht ne vendin tone ushtrojne aktivitet 16 banka te nivelit te dyte. Por, ky numer konsiderohet i larte per tregun pak me shume se 3 milione banore qe ka vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›