E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i banesave, Shqiperia e dyta ne bote

Blerina Hoxha
Muaji janar i ketij viti e ka renditur Shqiperine ne vendin e dyte ne bote, ne top-listen e pasurive te paluajtshme ne 90 vende te botes. Renditja vjen nga “TheMoveChannel”, nje shtepi brokerimi ne Britanine e Madhe, agjente shitjesh ne te gjithe boten e apartamenteve dhe pasurive te tjera te paluajtshme.
Renditja e janarit provon se, investitoret jane duke preferuar vende me me shume risk dhe cmime te lira sesa shkelqimi dhe shtrenjtesine e vendeve te tilla si Spanja dhe Franca. Sipas tyre, surpriza e renditjes ne kete muaj kane qene popullariteti i apartamenteve ne Tirane. Simon Feek, drejtor i Pergjithshem i “Emerging Markets Understood” ka shpjeguar pse apartamentet ne Tirane kane zene vendin numer dy ne renditjen globale per shkak te perspektives se investimeve. “Interesi per investime ne pasurite e paluajtshme eshte ngjitur ne piken me te larte, duke e renditur vendin ne hit. Shkaku rrjedh nga cmimi i lire i banesave atje dhe vlera e larte e kthimit te kapitalit”, tha ai.
Vlen te theksohet se situata ne Shqiperi eshte e vlefshme per apartamentet ne Tirane, pasi ajo eshte qendra kryesore e zhvillimit dhe e te berit biznes ne vend.
Dan Johnson, drejtor i Pergjithshem ne “The MoveChannel” eshte dakord se, Shqiperia eshte ne rritje, por ikja e investitoreve atje po vijon me shume kujdes. Pasi ka vetem nje vit qe Shqiperia eshte futur ne radarin e agjenteve nderkombetare te pasurive te paluajtshme”.
Per shume investitore, situata ne Shqiperi eshte e panjohur dhe nuk eshte e thjeshte te gjesh informacion per cmimet ne lokalitete te ndryshme. Nderkohe qe, ka ende probleme me sigurine dhe me proceset ligjore te shitjes. “Per te gjitha ata qe investojne atje, duhet qe me pare te sigurojne nje avokat te mire”, shprehet Johnson. Ne Shqiperi ka nje balance te riskut dhe shperblimit dhe mungesa e transparences dhe informacionit eshte dicka qe i pengon investitoret te lidhen me kete treg potencial ne rritje.
Cfare eshte, “TheMoveChannel.com”
“TheMoveChannel.com” eshte themeluar ne nentor te 1999 nga Dan Johnson, si broker. Fillimisht aktiviteti nisi si agjent shitjesh te pasurive te paluajtshme ne Britanine e Madhe, ndersa aktualisht kompania ofron te gjitha sherbimet ne transaksionet dhe keshillat ne lidhje me tregun ne fjale per te gjitha vendet e botes. Agjencia ne kete kuader qe nga viti 2003 ben nje renditje te permuajshme te tregjeve me atraktive te banesave dhe me me perspektive, gjithashtu. Ky element u sherbehet klienteve per te investuar ne tregun e pasurive te paluajtshme, thuhet ne faqen zyrtare te “TheMoveChannel.com”. Kompania eshte pjese e tregut nderkombetar te pasurive. Renditja ka marre ne konsiderate tregjet ne me shume se 90 vende ne te gjithe boten.

Pasurite Vendet Kompanite
1- Apartamente ne Super Borovets’ Bullgari Dream Resorts Ltd
2 –Apartmente ne Tirane Shqiperi Emerging Markets Understood
3-Apartamente ne Grande Del Arte Argjentina Moveeithus
4-Shtepi ne bregdetin e Turtle Brazil E-Quity.com
5- Apartamente ne Joinville Brazil E-Quity.com
6-Canada Land Sales Kanada Landcorp international
7- Costa Del Sol Spanje Oaklands Worldwide
8- Romanian Land Sales Rumani NSP Group
9-Bayswater Britani Queen Anne's Property
10- Apartamente ne Veri te Island Zelanda e Re Elite Property investments

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›