E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat me parapagim se shpejti ne treg

Albtelekom se shpejti do te furnizoje tregun me kartat me parapagim. Nepermjet nje deklarate per shtyp, burimet zyrtare te kompanise sqaruan dje situaten ne lidhje me shperndarjen e kartave me parapagim, duke njoftuar se brenda disa javeve do te kete ne treg karta te mjaftueshme dhe ky problem i perkohshem do te zgjidhet ne menyre te perhershme. Kartat e meparshme nuk jane ne gjendje te plotesojne kerkesat e performances sipas standardeve dhe, ne keto kushte, Albtelekom ka kerkuar alternativa me te mira ne lidhje me furnizimin e kartave. Kompania me e madhe e telefonise fikse beri me dije se ka arritur te siguroje kontrata per furnizimin me keto karta me kushte dhe cilesi me te mire dhe nje kampion i ketyre kartave tashme jane testuar, duke permbushur standardet e cilesise. Nepermjet kesaj deklarate, Albtelekom iu kerkon ndjese te gjithe abonenteve per kete shqetesim te trasheguar nga e kaluara dhe shpreson ne mirekuptimin e tyre. Gjithashtu ALBTELEKOM, shpreh vendosmerine per rritjen ne tregun shqiptar te perhapjes se rrjetit telefonik, me qellim ofrimin e nje sherbimi cilesor dhe konkurrues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›