E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihen lazaratasit mes tyre, një i plagosur e një në kërkim

Pistoleta "TT", e sekuestruar ne vendngjarje

Gjirokastër, 15 Janar, 11:57, NOA - Zënkë me armë mes lazaratasish, një i plagosur, dy të arrestuar e autori i dyshuar i shpallur në kërkim. Lajmi është bërë i ditur për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës.

Ata thanë se, i plagosur ka ngelur Krenar Toti nga Lazarati dhe në kërkim është autori i dyshuar i plagosjes së tij, Lorenc Basha,

Policia tha se, mëngjesin e sotëm rreth orës 00:15 minuta në vendin e quajtur lagjja “18 Shtatori” të qytetit Gjirokastër, në lokalin Pab “Koloseu”, si pasojë e një grindjeje të çastit për motive të dobëta Lorenc Basha, 24 vjeç, nga Lazarati ka plagosur me armë zjarri pistoletë tip “TT”, Krenar Totin 32 vjeç, po nga Lazarati. Gjirokastër.

Sipas policisë, në momentin e sherrit kanë qenë të ulur në një tavolinë me Lorenc Basha, dhe 2  persona të tjerë, E. Skënduli dhe V. Buci, po nga fshati Lazarat, dhe kur janë marrë në pyetje nga ana e policisë nuk kanë dëshmuar, duke konsumuar veprën penale  “mos kallzim të krimit”, ku dhe janë arrestuar.

Krenar Toti, ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë e markës “TT”, model 56, me fishek në folenë e fishekut dhe një krehër me një fishek, si dhe gëzhoja .

Nga ana e policisë janë krye të gjitha veprimet procedurale dhe materialet në ngarkim të E. Skënduli. dhe V. Buci. i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”. Ndërsa për Lorenc Bashën është ngritur akuza e “vrasjes me dashje mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Por policia tha se, Lorenc Basha nuk është arrestuar por, po punohet për kapjen e tij, pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit. 

k.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›