Shendetesia pa strategji per kancerin e gjirit buxhet vetem per aparatura

Poliklinika e Specialiteteve nr. 3 mjeket Ngerci mban dy vjet mamografine te mbyllur
Cdo vit ne vendin tone evidentohen 450-500 raste te grave dhe vajzave te prekura nga kanceri i gjirit. Mjeket ngrene alarmin per rritjen e rasteve deri ne dyfishim te tyre ne keto dy dekada. E ndersa pohojne se zbulimi i rasteve ka qene i rastesishem tek pjesa me e madhe e grave tumori eshte kapur ne stade te hershme madje tek disa pasojat kane qene fatale. E megjithate shendetesia shqiptare ende nuk ka nje strategji per parandalimin e kancerit te gjirit duke perqendruar fokusin kryesisht ne investime ne aparatura. Ne kete menyre informimi dhe diagnostikimi vazhdon te mbetet pjese e ndonje fushate sensibilizuese.
Semundja
Vetem para tri vitesh me nismen e Kryetares se Kuvendit znj. Jozefina Topalli pjese e fushates sensibilizuese kunder kancerit te gjirit ne nje muaj i jane nenshtruar ekzaminimit mamografik 13 mije gra. Doktor Haki Voshtina mjek radiolog prane Poliklinikes se Specialiteteve nr. 3 ne Tirane tregon se ekzaminimet kryheshin falas duke perballuar nje fluks prej 30-40 raste ne dite. Sipas Voshtines pergjate muajit qe ekzaminimet kryheshin falas kishte dyndje rastesh pasi kjo ishte aparatura e dyte ne Tirane ne institucion shendetesor publik pas Onkologjikut. Nderkohe qe gjate kesaj periudhe grate dhe vajzat i jane drejtuar per ekzaminim spitalit Onkologjik apo edhe klinikave private.
Mirepo situata ndryshoi nje ngerc mbajti mbyllur aparaturen per me shume se dy vjet. Doktori tregon se si vetem nje muaj me pare eshte bere e mundur hapja e kesaj aparature dhe nisja e punes per ekzaminimin e rasteve. Te gjitha grate vijne ketu me sistem referimi ne rast se shmang kete rruge atehere je i detyruar te paguash nje fature. Ky ekzaminim vazhdon te funksionoje me cmimet e vjetra dhe paguhet nje fature prej 10 mije lekesh te vjetra - thote doktori.
Mamografia
Edhe pse pa strategji ne lufte kunder kesaj semundjeje shendetesia ka planifikuar shtimin e buxhetit per aparaturen e mamografise. Keshtu mesojme se Ministria e Shendetesise ne buxhetin e sivjetshem ka parashikuar nje fond te vecante vetem per shiritat per defektet apo programe te nevojshme duke mos lene ne dore te ardhurave te poliklinikes fatin e aparatures mamografike. Nje seance mamografie zgjat 20 minuta nje ekzaminim i cili mund te ndryshoje jeten e cdo gruaje. Doktor Voshtina thote se me ane te kesaj aparature mund te kapen edhe probleme te tjera pervec kacereve. Keshtu mund te kapen cistet fibradenenoma te cilat jane tumore beninje. Ka shume probleme. Probleme qe kapen edhe tek meshkujt. Sipas tij ky ekzaminim nuk rekomandohet te behet deri ne moshen 35 vjec duhet bere eko gjiri. Mbi kete moshe te gjitha grate duhet te bejne mamografi. Ndersa thekson se qytetaret duhet te jene sensibel per shendetin e tyre dhe te bejne kontrolle te herepashershme.
Mamografia dixhitale nuk ka probleme pasi nuk ka rrezatime nuk shkakton demtime. Pas ekzaminimit pergjigjja jepet me shpejt kapet rasti heret dhe trajtimi behet me kollaj.
Mamografi dixhitale shprese per heqjen e tumoreve 1 cm
Ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ministri i Shendetesise Petrit Vasili se bashku me drejtorin e QSUT-se Saimir Ivziku peruruan dje mamografine e pare dixhitale ne vendin tone. Sipas specialisteve te radiologjise aparatura do te beje te mundur edhe marrjen e biopsise qe ne momentin e kryerjes se ekzaminimit me ane te nje shiringe. Nje tjeter risi eshte edhe heqja e tumoreve te vegjel deri ne nje centimeter duke u thithur nga kjo shiringe. Mamografia e re mund te kryeje deri ne 20 ekzaminime ne dite aq sa eshte edhe fluksi i pacienteve ne QSUT.
Kjo aparature eshte fjala e fundit e teknologjise e prodhuar ne vitin 2010 e cila pritet te rrise numrin e diagnostikimeve me kancer gjiri. Ky nuk do te jete i vetmi investim per spitale pasi edhe kater aparatura te tjera do te instalohen ne spitalet e rretheve. Lidhja e tyre edhe me telemjekesine do te beje te mundur konsultat e mjekeve te spitaleve rajonale me specialistet e Onkologjikut. Kjo do te sjelle edhe uljen e numrit te pacienteve ne kete sherbim - ka pohuar ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjate fjales se tij. Nga ana tjeter drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku ka pohuar se ne institucionin qe ai drejton te tjera investime te rendesishme jane duke u kryer ne aparatura dhe kjo do te beje te mundur nje diagnostikim sa me te sakte. Tashme pacientet nuk kane nevoje te shkojne jashte per te marre nje sherbim pasi fale ketyre aparaturave ne do te ofrojme gjithcka per shendetin e tyre - ka pohuar Ivziku. Nga ana tjeter shefi i Sherbimit te Onkologjikut ka pohuar se gjate ketyre viteve te fundit numri i rasteve me tumore ne gji eshte rritur ndjeshem. Ardhja e kesaj aparature e cila ben te mundur diagnostikimin e semundjes qe ne stadet e para do te mundesoje uljen e vdekshmerise deri ne 30-35 per qind. Sot ne numerojme 450 deri ne 500 raste te pacienteve te prekura nga kanceri i gjirit. Ne keto dy dekada shifrat jane rritur ndjeshem duke sjelle deri ne dyfishim te tyre. Kjo aparature do te na mundesoje diagnostikimin e saj qekur tumori shfaqet ne madhesine 5 mm - ka pohuar Sollaku.