E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku ne Tirane kthehet ne labirint

Bashkia e Tiranes e forcon kaosin e krijuar ne rruget e Tiranes duke u bere thirrje qytetareve te braktisin makinat Perdorni autobuset

Devijimi i ri i trafikut ne Tirane e ka kthyer kryeqytetin shqiptar ne labirint per sa u perket shofereve. Qarkullimi nga bulevardi Deshmoret e Kombit ne bulevardin Zogi I qe vetem dy muaj me pare ka qene nje rruge e drejte eshte shnderruar ne nje makth teksa per te shkuar aty duhet te besh 10 kthesa te njepasnjeshme. Ndryshimi i fundit i trafikut kishte te bente me piketakimin ndermjet bulevardit Deshmoret e Kombit dhe bulevardin Gjergj Fishta ku tashme nuk mund te kalohet me drejt por makinat duhet te kthehen per ne bulevardin Gjergj Fishta.

Por jo vetem kaq makinat duhet te shkojne perreth parkut Rinia per te dale perfundimisht ne qender prej nga mund te shkojne ne destinacionin e tyre. E nese kjo ne vetvete perben nje labirint per te gjithe shoferet lajmet nuk jane aspak te mira teksa Bashkia e Tiranes paralajmeron se do te bllokohen ditet ne vijim edhe rrugica perpara Partise Socialiste sikurse edhe cdo hyrje per ne qender pa bere te qarte se nga mund te kalojne shoferet per te arritur ne destinacion.

Gjate kesaj jave jemi te fokusuar per te devijuar trafikun nga bulevardi Deshmoret e Kombit tek Bajram Curri si dhe per devijimin e automjeteve qe vinin nga xhamia tek rruga Abdi Toptani. Situata deri tani ka qene normale ndash ka deklaruar dje drejtori i Transportit ne Bashkine e Tiranes z. Enton Punavija duke shtuar Ne i kemi dhene prioritet transportit urban mjetet e te cilit mund te kalojne edhe ne keto rruge.

Devijimi i ri trafikut ka corientuar dy dite me pare kur u prezantua drejtuesit e makinave te cilet jane gjetur perpara nje te papriture duke bere qe ne vetem pak ore trafiku te rikthehet ne qytet. Nderkohe qe kalimi nga rruga e sheshit lejohet vetem per transportin publik dhe ato qe sherbejne per pastrimin e qytetit.

Ditet ne vijim makinat nuk do te kalojne me as ne aksin midis Bankes se Shqiperise dhe selise se Partise Socialiste por do te qarkullojne duke ardhur rrumbullak ne krahun ku sot kalon rruga Myslim Shyri por pa u hapur ende rruga pas Ministrise se Brendshme duke lene pa alternative shoferet te cilet duhet ti bien perqark kryeqytetit per te arritur ne destinacion.

Nga ana tjeter te gjitha mjetet qe sot kalojne ne krah te bashkise dhe xhamise do te kthehen djathtas duke marre rrugen Abdi Toptani qe kalon perpara Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve dhe del te monumenti i Partizanit te panjohur. Mjetet qe aktualisht kalojne perpara xhamise per te pershkuar sheshin do te kalojne ne aksin e hapur pas Pallatit te Kultures. Perjashtim nga e gjithe kjo skeme levizjeje do te bejne mjetet e transportit publik te cilat ne aksin veri ndash jug do te kene korridor te lire pasi do te mundesohet nje rruge posacerisht per kalimin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›