E Shtunë, 31 Tetor 2026

E panjohura e Arbnorit

Pjeter Arbnori do te mbetet perhere nje univers i mahnitshem i cili kerkoneksplorim te vazhdueshem nga inteligjenca normale e Shqiperise pse jo dhe metej. Ai eshte vertet nje befasi ne shoqerine tone. U lind ne 18 janar te 76viteve me pare ne Durres nga nje familje e ardhur aty prej Shirokes seShkodres. I ati ish-oficer i Mbreterise i ndershem korrekt antikomunist ivendosur dhe per kete mori cmimin e vdekjes si cdo antikomunist tjeter neShqiperi. Kthehet me nenen Gjyste dhe dy motrat ne nje shtepi ne Shkoder ne vitin 1945 ku mesohet me krismat e armeve qe pushkatonin vazhdimisht intelektualet shkodrane dhe shpirti i te atit i rrinte vazhdimisht ne kujtesen e tronditur.

Qe ne moshen 14 vjece nisi te shperndante trakte kunder komunizmit dhe mbasi perfundoi shkollen e mesme ne qytet shkon ushtar e mandej punon rreth 2 vite si mesues duke nderruar mbiemrin por bie ne sy dhe e largojne me urgjence si femije i nje te pushkatuari te rrezikshem.Shkon tek halla ne Durres nga ku kryen me korrespodence Fakultetin Gjuhe-Letersi ne Tirane nen falsifikim dokumentesh e nje ruajtje te kujdesshme.Ne vitin 1960 shkrimtaret artistet politikanet dhe komunistet i bene lavde duke i
ngritur nje kult te jashtezakonshem Enver Hoxhes ne periudhen qe shpalli vetizolimin total te Shqiperise. Ne kete vit Pjeter Arbnori hartoi programin e Partise Socialdemokratese bashku me intelektualet Tanush Kaso Zeqir Koci Agim Musta Uran Kalakula Riza Kuci Kareman Paskali e te tjere.Ne kushtet e ovacioneve e brohoritjeve per Enver Hoxhen kuptohet se cfare
vitaliteti dhe permase merr kjo force politike kundershtare me psikologji e program perendimor.Por i spiunuar nga nje prej 40 000 spiuneve te Shqiperise aktive dhe strehues Pjeter Arbnori arrestohet dhe nis nje nga kalvaret pothuaj te pabesueshme qe mund te ndodhe ne nje shoqeri njerezore. Vendoset 45 dite ne nje arkivol qe te mund ta komprometonin apo ta cekuilibronin po nuk arriten. I vendosin gjilpera ne thonj e veze te ziera nen sqetull i vendosin spiune ne dhome i sjellin motren te cilen ia kishin burgosur shtate vite me pare per politike e kercenuan me zhdukjen e familjes por nuk u nenshtrua.Denohet me pushkatim dhe ne sallen e gjyqit i kerkon nenes te mos jepet perpara krimineleve te kuq. Une do te vdes me nder - nena i tha se nuk do te vdiste se skishte bere gje. Nena Gjystine kalon tre muaj para dyerve te Komitetit Qendror sa arriti meshiren qe i biri te denohet me burgim 25 vjet. Ky kthim vendimi behet ne kushtet e situates dramatike qe kalonte Partia e Punes.26-vjecar Pjeter Arbnori nis te zbrese e te ngjise per 29 vite rrathet e ferrit
komunist me ne krye Partine dhe shokun Enver udheheqesin qe ne ate periudhe e dekoruan artistet dhe shkrimtaret me tablone Shoku Enver Hoxha ne Moske poemat Komunistet I perkasim komunizmit Vitet lsquo60 kenga Enver Hoxha e mprehu shpaten etj.Pra ne kundershtim me marrezine kolektive te inteligjences shqiptare Pjeter Arbnori nisi perballjen e madhe ne mbrojtje te idealeve demokratike.Ne vitin 1964 ne burg shkruan ne maje lapsi ne leter cigareje Program te ri te
Partise Socialdemokrate te cilen e fshehu ne thundren e nallaneve prej druri dhe e nxori ne kapaket e veprave te Enver Hoxhes.
Ne kete fakt besoj se ska vend te pohohet se ne Shqiperi nuk ka pasur disidence. Kete e pohojne vetem ata qe nuk kane qene disidente dhe qe kane qene ne kompromis me komunizmin.
Ne vitin 1978 i bejne nje gjyq tjeter per krijimtari disidente duke i shtuar denimin. Pjeter Arbnori vazhdon me vetedije shkrime antikomuniste pamflete politike qendrim rigoroz e pa kompromis me komunizmin. Per 29 vite rresht deri ne vitin1989 ai arriti te mbijetonte dhe te ishte serish i afte te ndermarre nje aktivitet te rendesishem intelektual ne Shkoder e ne
gjithe Shqiperine ne mbeshtetje te Partise Demokratike.Por si arriti te mbijetonte me dinjitet e me fuqine pothuaj te nje njeriu me fuqi te perendishme

E para
Ai arriti te mos ta quante veten ne burg dhe te komunikonte me nenen dhe dy motrat per 29 vite rresht duke u derguar e marre letra. Letrat jane me ngarkesa
filozofike njerezore psikologjike pedagogjike e artistike.
Me humor te holle ai te jep pershtypjen dhe pothuaj bindjen se jeton perkohesisht ne nje planet tjeter dhe se do te kthehet nje dite. Ne cdo leter rikujton te afermit miqte shoket lagjet qytetet vendet.
Mandej kerkon vazhdimisht kartolina peizazhesh e qytetesh dhe krijon keshtu nje
mjedis larg burgut nje jete paralele te pamundur per ta vendosur nen arme. Kete
planet dine ta krijojne vetem intelektuale te jashtezakonshem.
Aq ishte i lidhur me nenen saqe qeni me emrin Lord dy ore para se te vinte
postieri lehte duke njoftuar nenen rrinte ne dere dhe sa zgjatej kartolina e
merrte ne goje dhe ia jepte nenes Gjystine. Ky motiv merr permasen e legjendes
por eshte e vertete mjafton te lexosh nje leter te mbeses.
Pra Pjetri krijoi nje mjedis te tij me parimet mendimet deshirat e tij dhe qe
pjesen me te madhe ia kushtoi detyres per te mbajtur lart moralin e nenes.

E dyta
Pjeter Arbnori shkroi disa mijera faqe me tregime romane novela duke krijuar
nje kolane te tere veprash letrare. Eumlshte nga tregimet me brilante te letersise
shqipe tregimi Vrasja e Gebelsit. Me nje art subjekt stil e mesazh qe
te mahnit. Tregimet E panjohura Kumbullat romanet Kur dynden vikinget Mugujt e Mesjetes Shtepia e mbetur pergjysme Vorbulla Bukuroshja me hijen E bardha dhe zeza etj.
Vepra e tij eshte nje realizem ndryshe eshte pjese e asaj letersie te denuar qe
e shpreh mjeshterisht Visar Zhiti ne librin e fundit eseistik Letersia e denuar.
Nepermjet veprave letrare Arbnori krijoi universin letrar jetonte me personazhet me jeten e tyre me dashurine e tyre me kengen e tyre. Pra ai smund te lidhej me tela dhe ne Burrel. Se burra si Pjeter Arbnori i perkasin fisit te Prometeut.

E treta
Pjeter Arbenori mesoi ne menyre autodidakte gjashte gjuhe te huaja anglisht frengjisht spanjisht italisht rusisht gjermanisht. Te mahnit me vullnetin inteligjencen dhe me aftesite qe marrin permasen mbinjerezore te
pakrahasueshme me askend. Ne letren qe i dergon mbeses Flora ai tregon se si
mesohet gjuha dhe se si duhet te sakrifikoje njeriu per te jetuar me dinjitet ne
komunitetin njerezor. Mesimi i gjashte gjuheve me te gjitha rregullat
gjuhesore e beri jo vetem te plotesoje kohen por te mos u lene asnje pjese te
kohes gardianeve por edhe per te lexuar ne origjinal me qindra vepra qe mundnin te siguronin te burgosurit politike Heminguej Dostojevski Aligeri Shekspir Tolstoi Lermontovi Berns Ren Barbys Rola De Amicis Peef Molier Shell Shiler etj

E katerta
Pjeter Arbnori ka nje sasi te madhe perkthimesh. Nga shume prej autoreve qe
permenda me siper por dhe te autoreve te tjere. Ai ka perkthyer Historine e
Anglise te Andre Morua Ngritja dhe renia e Rajhut te Trete e William Shirer etj. ku mijera faqe jane ne arkivin e familjes.
Nepermjet perkthimeve ai jetoi me boten nderplanetare duke komunikuar me burrat me te medhenj te mendimit njerezor. Natyrisht gardianet halabake e spiunet vemje smund te arrinin te zbulonin planetin e tij.

Se pesti
Pjeter Arbnori shkroi nje liber ditar me kod i cili mbeti i paperkthyer nga vdekja e befte e parakohshme ne 8 korrik 2006 ne Itali.
Keshtu me universin e tij te paprekur ai nuk jetoi kurre ne burg dhe arriti te
drejtonte Parlamentin e Shqiperise dhe te ishte nga miqte me te afert te Nene
Terezes e shume personaliteteve ne bote.
Ne vitin 2010 i kerkova Ministrise se Kultures qe te investonte botimin e veprave te tij te plota por jo vetem qe si botoi por as qe i shtroi ne komision. Nje qendrim i tille eshte i paprecedent dhe besoj se do ti therritet kujteses se historise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›