Shëndetësi,në QSUT hapet një qendër hemodialize
Në spitalin e fëmijëve në QSUT do të hapet një qendër hemodialize. Shërbimi i munguar deri më sot për të vegjlit, t'u vijë në ndihmë pacientëve të mitur që kanë probleme serioze me veshkat. Aprovimi për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm i ëhstë dhënë ministres sonë të Shëndetësisë Anila Godo gjatë një vizite zyrtare në Turqi, nga presidenti i Agjensisë për Zhvillim dhe Koordinim Musa Kaluklikaya. Në këtë vizitë Godo gjithashtu mori garancinë se fondi për ngritjen e hemodializës pediatrike është çelur dhe shumë shpejt pritet fillimi i ndërtimit të qendrës. Projekti për ngritjen e shërbimit të hemodializës përfshin 8 shtretër aktiv dhe 2 rezervë, rikonstruksionin e ambjentit si edhe paisjen me materialet e nevojshme per funksionimin optimal. Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, Anila Godo është takuar edhe me homologun e saj Rexhep Akdag, i cili ka dhënë garanci për rritjen e numrit të pacientëve shqiptar që do të trajtohen në spitalet e Turqisë. Ministri AkdaG u shpreh se Turqia do të mirëpresë 100 pacientë shqiptarë në vit. Ministrja Godo dhe homologu i saj turk kanë diskutuar edhe për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.