E Diel, 1 Nëntor 2026

Braun:Mbikëqyrje globale për sistemin bankar

Kryeministri i Britanisë së Madhe Gordon Braun ka bërë thirrje për një mbikqyrje më rigoroze të sistemit bankar global, duke thënë se asnjë lloj kufizimi fondesh apo taksash nuk duhet lejuar që të dështojë. Duke folur në forumin politik të partisë britanike në pushtet, asaj Laburiste, Braun ka bërë thirrje gjithashtu edhe për një mandat global të institucioneve ndërkombëtare për rritjen ekonomike dhe të vendeve të punës, vecanërisht në vendet e varfra të botës. Braun ka përdorur terma të ashpra për ata bankierë, praktikat drejtuese të dyshimta të të cilëve kanë cuar sistemin ndërkombëtar financiar drejt kolapsit. "Është koha që të vendosim rregulla të reja për bankat e të gjitha vendeve dhe të bëhet e qartë që disa praktika të zbuluara në bankat tona janë jo vetëm të papranueshme, por edhe të paligjshme. Ato duhen evituar. Unë dua që ne të bëjmë atë që është përkrahur nga vendi ynë në vitet e kaluara. Ne duhet të kemi një mbikqyrje globale, në kuadër të hijeve mbi sistemin financiar", ka deklaruar Braun. Britania e Madhe do të presë takimin e liderëve të G20-ës më datë 2 prill, nën presionin e kërkesës për rritje ekonomike dhe kërkesës për transparencë më të madhe të sistemit financiar. Kreu i qeverisë britanike tha se kabineti i tij po shihte për rrugë të reja për rikthimin e pagesave që iu janë bërë zyrtarëve të bankave, të cilët u larguan nga puna, kur institucionet e tyre u ndihmuan nga shteti vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›