Gjendja shëndetësore, Berisha anulon vizitën në Malin e Zi

Kryeministri Berisha ka anuluar vizitën zyrtare në Malin e Zi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Në axhendën e kryeministrit Berisha ishte planifikuar ditën e sotme një vizitë në shtetin fqinj ku shefi i qeverisë shqiptare do të takohej me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve.
Ai do të takohej me homologun e tij Igor Lukshiç, presidentin malazez, Filip Vujanoviç, dhe me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiç. Gjithashtu kryeministri Berisha do të nënshkruante marrëveshje për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti.
Ndërkohë ditën e djeshme pas një axhende të ngjeshur ditore kryeministri Berisha pësoi gjendje dobësie ndërsa po përfundonte fjalimin në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të PD-së.