Ura e Zogut per skrap. Banoret grabitje ne mes te dites
Tregëtisë së hekurit nuk i ka shpëtuar as një nga veprat ndertimore te viteve 1930 ne vendin tonë, Ura e Zogut mbi lumin Mat. Me vegla të rënda një numër i konsideruesshëm njerëzish në mes të ditës punojnë për të shkulur hekurat mbrojtës anësorë të urës e për t’i shitur ato më pas. Një nga banorët e kësaj zone rrëfen atë që po ndodh me këtë urë prej disa kohësh si dhe shpreh revoltën për mosndërhyrjen në ruajtjen e vlerave të saj.
“I shoh thuajse çdo ditë duke punuar me cekiçë të rëndë e fresibël prerës mbi hekurat e ures dhe aty kalojnë një lum makinash në autostradë, ndër to dhe makina policore, por askush nuk e kthen së paku kokën për të parë këtë masakër të rrallë ndaj një monumenti të tillë të trashëgimisë sonë”- tregon ai.
Nuk kanë kaluar as 5 vjet që kur në këtë urë janë investuar 1 milion dollarë për rikonstruksionin e saj investim që tashmë nuk duket kurrkund. Ura e Zogut mbi lumin Mat ka një arkitekturë të veçantë, një frut i bashkepunimit të inxhinierëve më të mirë italianë dhe austriakë në ndërtimin e urave që u vu në zbatim nga arkitekti Gjovalin Gjadri në vitin 1929.
Lindita Kokaj Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 korrik 2011 )